English   |   Kontakt
 
 
 
Strategjia e luftes kunder informalitetit ne ekonomine shqiptare
Konfindustria, ne shprehje te interesave te antareve te saj perfaqesues te industrive me te rendesishm vendore, lidhur me miratimin ne Kuvendin e Shqiperise te ligjit Per disa ndryshime ne ligjin nr. 8560, date 22/12/1999 "Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise" te ndryshuar paraqet si me poshte:

1- Konfindustria mbeshtet cdo nisme qeveritare qe informalitetin e sotem ne ekonomi ta zevendesoje rregulli dhe ligji, ndryshe rrezikojme shume te humbasim ne luften e pabarabarte te gares ne treg me evazoret fiskale. Ne kushte te tilla mungesa e debatit te Qeverise me Konfindustrine dhe biznesin ne pergjithesi per luften kunder informalitetit eshte e paarsyeshme.

2- Mbeshtetur ne pervojen e vendit dhe ate te BE, Konfindustria mendon se eshte e pamundur te shpresohet ne suksesin e luftes kunder informalitetit, vetem duke u mjaftuar ne dhenien e disa te drejtave me shume ekzekutivit, sikurse synon ligji ne fjale, duke e pare te shkeputur nga teresia e ambientit ligjor dhe institucional ku ai do te veproje. Realiteti i sotem ligjor dhe institucional, prodhon ne menyre objektive evazionin fiskal nga njera ane dhe arbitraritetin dhe korrupsionin e institucioneve shteterore nga ana tjeter. Pergjegjesia e krijimit te ketij realiteti i takon pa asnje perjashtim te gjitha forcave politike ne pushtet dje dhe sot.

3- Konfindustria i ka kerkuar Qeverise Shqiptare, qe pa asnje vonese te hapi debatin per te luftuar me ane te nje Pakete Ligjore Reformash shkaqet e krijimit te informalitetit dhe te mos kufizohet duke u marre me pasojat. Konfindustria mendon se shtyllat kryesore te debatit me Qeverine duhet te jene si me poshte:
a. Ndertimin e Gjykates Administrative/ Tregtare sipas shembujve te vendeve te BE.
b. Njohjen e garancive te plota alternative per cdo penalizim te pretenduar
c. Uljen e mases se gjobave kundrejt pretendimit te institucioneve fiskale
d. Rregullimet ligjore per formalizimin e plote te marredhenieve/transaksioneve tregtare ne vend, si psh: - shtrirjen e TVSH dhe kasave regjistruese edhe ne te ashtuquajturin biznes i vogel, - formalizimin e prodhimit bujqesor dhe blegtoral te vendit, - perfundimin e reformes rregullatore te lejeve dhe licencave, etj
e. Reforme e plote ne legjislacionin fiskal te vendit ku kemi parasysh taksen e sheshte drejt uljes se pergjithshme te mases se taksave, sipas pervojes se vendeve te BE e vendeve te rajonit, rishikim i politikes se akcizave, etj.
f. Reforme ne institucionet e fiskut (dogane dhe tatime) ne drejtim te informatizimit, te rritjes profesionale te punonjesve, dhenies se pergjegjesive te posacme per vleresimin dhe shkallezimin e penalizimeve te gjobave, perdorimin e garancive ne proceset e penalizimeve te biznesit, etj.
g. Uljen ne maksimumin e mundshem te gjitha kostove per prodhimet dhe sherbimet e industrive shqiptare, perfshi edhe kostot administrative sic eshte rasti i ligjit ne fjale. Cdo vonese rrezikon seriozisht ne lufte e ashper per tregje sidomos pas nenshkrimit te MSA industrite vendore.

Per sa me siper jemi te gatshem te bashkepunojme me institucionet shteterore. Bashkepunimi i Qeverise me grupet e interesit dhe para se gjithash me Konfindustrine, institucioni qe grupon pjesen me te rendesishme te biznesit kombetar, eshte jetik per suksesin ose deshtimin ekonomik.
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara