English   |   Kontakt
 
 
 
Nisma per mbeshtetjen e eksporteve shqiptare drejt BE. Takim me Ambasadorin e Komisionit Europian ne Tirane,Z. Helmuth Lohan.
Njoftojme se eshte zhvilluar takimi institucional ndermjet Komisionit Europian ne Tirane perfaqesuar nga Ambasadori Helmut Lohan dhe Konfindustrise ne lidhje me problematiken e eksporteve shqiptare drejt BE ne kushtet e procesit te integrimit dhe zbatimit te Marreveshjes se Stabilizim Asocijimit ne fuqi.
 
Ngjarja ishte mjaft e rendesishme ne kuptimin jo vetem te permiresimit te politikave tregtare dhe ekonomike, por edhe sepse per here te pare Delegacioni i Komisionit Europian ne Shqiperi zhvillon takim me perfaqesues te biznesit shqiptar, aq me shume te perqendruar ne eksportet drejt BE. Kujdesi i Komisionit Europian per eksportet shqiptare ne thelb do te thote se Shqiperia nuk konsiderohet si vend konkurrent ne tregti, sikurse do te ishte e natyrshme te ndodhte per dy shtete te ndryshme, por eshte tregues i vullnetit politik te Brukselit per ta pare shpejt vendin tone si pjese perberese me te drejta te plota te tregut te perbashket europian.
 
Ne takim ishin te pranishem perfaqesuesit lider te industrive shqiptare, qe eksportojne ose kane mundesi eksporti ne vendet e Bashkimit Europian si industria mekanike, industria e prodhimit te letres, industria energjitike, industria e perpunimit te mishit, industria e prodhimit te vezeve, industria e birres, industria tekstile, industria e prodhimit te kepuceve, industria e prodhimit te miellit, etj.
 
Ambasadori Lohan dhe stafi teknik i Komisionit paraqiti para te pranishmeve politikat dhe mjetet, qe Komisioni i BE perdor dhe jep per nxitjen e eksporteve te vendeve kandidate perfshi Shqiperine ne zbatim te MSA. Nga perfaqesuesit e industrive te pranishem u paraqiten raste te problematikes se zbatimit te MSA ne eksportet shqiptare drejte BE ku jane verejtur - pengesa te natyres “teknike” nga institucionet doganore edhe kur ligjerisht ka qene e lejuar hyrja e prodhimeve me origjine shqiptare, - ceshtje te permiresimit te punes se institucioneve shteterore te Shqiperise dhe BE ne fushen e - certifikimit,- standartizimit, - akreditimit, - te domosdoshmerise se ngritjes dhe funksionimit me te mire te institucioneve rregullatore ne fushen e sigurise ushqimore, te garantimit te konkurrences se lire dhe politikave te ndershme tregtare, -te shkollimit profesional mbeshtetur ne nevojat e Tregut te Punes, etj.
 
Ne takim u shpreh vullneti i plote i institucionalizimit te bashkepunimit te drejtperdrejte te Konfindustrise me strukturave te specializuara te Komisionit te Bashkimit Europian per informimin dhe zgjidhjen e problemeve te industrive shqiptare ne kushtet e MSA dhe procesit te integrimit te Shqiperise. Takimi i rradhes se Konfindustrise me Delegacionin e Komisionit te BE ne Tirane do te zhvillohet ne muajt e pare te vitit 2010.
 

Nisma

+ Data 2017-05-02
Rishikimi i tarifave te cmimit te energjise elektrike per industrite te cilat kane ndertuar me investimet e veta linjat e furnizimit fundor te tyre.
[Me shume]
+ Data 2017-01-26
Nisma per krijimin e Burses Kombetare te Energjise Shqiperi Kosove
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2017-05-02
Konfindustria fton te gjitha bizneset qe kane problematika me garat publike ti paraqesin shqetesimet e tyre te arsyetuara prane saj.
+ Data 2017-04-27
ExpoForumi "Mbrojtja e vlerave Mjedisore&Kulturore te Rajonit te Basenit te Lumit Vjosa si mundesi per zhvillimin ekonomik te qendrueshem, 29/9/2017 Permet
+ Data 2017-01-17
ExpoForumi "Bursa Shqiptare e Energjise", 31 janar 2017
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor, Sarajeve 2017? Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login






© 2007 - 2017 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara