English   |   Kontakt
 
 
 
Nisma per kryerjen e nje amnistie te thelle fiskale ne vend, qe duhet te preki pa perjashtim kapitalin, asetet dhe te ardhurat e biznesve dhe gjithe qytetareve shqiptare
Konfindustria i kerkon Qeverise Shqiptare, qe ne nje kohe sa me te shpejte, te vleresoj me pergjegjshmeri kryerjen e nje amnistie te thelle fiskale ne vend, qe duhet te preki pa perjashtim kapitalin, asetet dhe te ardhurat e biznesve dhe gjithe qytetareve shqiptare. Gjendja e veshtire ekonomike e vendit, i perfshire ndjeshem nga pasojat e krizes globale financiare dhe ekonomike, e bejne domosdoshmeri kryerjen sa me te shpejte dhe te gjere te amnistise fiskale.
 
Vonesat kohore te kryerjes se amnistise fiskale ne Shqiperi kane patur ndikim te drejtperdrejte ne: � shtimin e dukurise thellesisht shqetesuese te largimit te parave shqiptare ne sasi jashtezakonisht te medha jashte vendit, - frenimin e nismave investuese nga biznesi dhe qytetaret ne ekonomi dhe - terheqjen e kursimeve te emigracionit te shumte shqiptar nga bankat e huaja.
 
Konfindustria vlereson se ka�dy arsye te tjera madhore, qe e bejne jashtezakonisht te rendesishme kryerjen e nje amnistie fiskale te thelle dhe te shpejte ne vend:
 
Se pari, pothuaj te gjithe vendet e BE dhe vendet e tjera te Europes kane kryer ose jane ne vazhdim te zbatimit te amnistise fiskale. Si rrjedhim �do vonese e Shqiperise krijon rrezikun e shtimit te daljes se parave shqiptare jashte vendit per te kaluar ne sistemet bankare te vendeve te tjera, duke shkaktuar deme te jashtezakonshme ne sistemin tone fiskal dhe zhvillimin ekonomik te vendit.
 
Se dyti, kryerja e amnistise sa me te shpejte dhe gjitheperfshirese fiskale behet� domosdoshmeri ne kushtet e hyrjes ne fuqi te Ligjit Anti Mafia, qe ne rast te kundert rrezikon seriozisht pasurine dhe kapitalet e nje shumice derrmuese te biznesit dhe qytetareve, me pasoja pothuaj shkaterruese mbi ekonomine shqiptare. �����
 
Eshte krejtesisht e papranueshme, qe ne nje hapesire kohore 20 vje�are te ndryshimeve te thella ekonomike, fiskale dhe institucionale, Shqiperia te mbetet i vetmi vend ne Europe perfshi ketu edhe vendet e BE, qe nuk ka kryer asnje amnisti fiskale te vertete. Permendim, qe vetem me amnistine fiskale ne fund te vitit 2009 Italia perfitoi afer 100 miliard euro te hyra ne sistem nderkohe, qe sikunder vendet e zhvilluara te BE, ne menyre te rregullt ne �do 2-3 vjet ky vend kryen amnisti fiskale. Nderkohe, deri ne vende te tilla si vendi me i varfer ne Europe, Moldavia po kryen me perfitime te medha financiare amnisti te thella fiskale.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara