English   |   Kontakt
 
 
 
Te themelohet banka e nivelit te dyte me kapital publik
Konfindustria i  kerkon  ekzekutivit dhe ne pergjithesi vendimarrjes politike shqiptare te te gjitha ngjyrave te vleresojne ne nje kohe sa me te shpejte mundesite e themelimit te bankes se nivelit te dyte me kapital publik. Kerkesa e Konfindustrise per themelimin e bankes se nivelit te dyte me kapital shumice publik i eshte paraqitur publikisht Z. Sali Berisha ne takimin e zhvilluar se fundmi me biznesin dhe eshte mirepritur ne parim nga Kryeministri i Shqiperise. Kryeministri i Shqiperise theksoi se ekzekutivi eshte duke vleresuar themelimin e nje banke zhvillimi me kapital publik. Konfindustria vlereson, se eshte domosdoshmeri ngritja e banke me kapital publik, duke pare se ekonomia dhe biznesi shqiptar eshte perballe nje situate te papranueshme te mungeses se likuiditetit ne treg shfaqur me  uljen e perseritur te  konsumit te brendshem nga qytetaret shqiptare dhe renies ne vazhdim te mases se kreditimit per biznesin nderkohe, qe nga ana tjeter ne pergjithesi sistemi bankar eshte i kapitalizuar mire dhe me teprice likuiditeti. Gjendje e pakenaqshme eshte edhe nese vleresohet tregu i letrave me vlere te qeverise ku ne vazhdimesi vihet re nje gjendje oligopoli dhe mungese konkurence  e shfaqur ne vite nga bankat e nivelit te dyte me kosto teper te larte per buxhetin e shtetit dhe me pasoja ne investimet e qeverise. Nderkohe qe prania e nje banke me kapital publik krijon mundesi te prekshme per konkurence ndermjet operatoreve ne tregjet e mesiperme me perfitime te prekshme per biznesin, qytetaret, buxhetin e shtetit dhe me ndikim te drejtperdrejte ne zhvillimin e qendrueshem dhe te deshirueshem te ekonomise kombetare. Gjithashtu Konfindustria vlereson, se eshte e papranueshme qe tregu shqiptar te ndjej ne menyre te padrejte dhe pa patur asnje menyre per te kundervepruar ndaj ndryshimeve strategjike te bankave te huaja, qe zoterojne pothuajse 100% sistemin bankar shqiptar, te shprehur ne kufizimet e theksuara ne kreditim si pasoje e problematikes se bankave meme te tyre nga vendet anetare te Bashkimit Europian ne kushtet marre se masave kunder rrjedhojave te krizes financiare globale.       Konfindustria vlereson, se ne asnje prej vendeve te Bashkimit Europian dhe per me shume ne vendet me te zhvilluara te tij, nuk ndeshemi me dukurine shqiptare te mungeses se te pakten 1 banke me kapital shumice publike e pranishme ne sistemin bankar te nivelit te dyte.  
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara