English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria mbeshtet heqjen e TVSH-se per makinerite bujqesore
Konfindustria, mbeshtet plotesisht vendimin e fundit te paralajmeruar te ekzekutivit shqiptar per heqjen e TVSH/Tatimit Vleres se Shtuar per nje liste te zgjeruar te makinerive dhe pajisjeve per sektorin bujqesor dhe agroindustrial. Vazhdimi i masave te ekzekutivit per heqjen e TVSH per investimet deri ne 50 milion leke dhe se fundmi per sektorin bujqesor eshte veprim i mirepritur ne kohen kur pasojat e krizes globale po ndihen me ashpersine me te madhe, qe nga viti 2008 ne ekonomine shqiptare.  Pagesa e TVSH per makineri dhe pajisje ishte kthyer ne nje barre te rende per ekonomine prodhuese vendore duke bllokuar investimet ne proces, ulur fuqine investuese te re dhe sidomos duke ulur konkurueshmerine ne vendit ne raport me vendet e tjera te rajonit persa i perket terheqjes se investimeve te huaja. Pagesa paraprake e TVSH ne masen 20% te vleftes se plote te fatures ishte nje nga shkaqet kryesore per renien e ndjeshme te importit te zerit te makinerive dhe pajisjeve ne menyre te perseritur ne vitet e fundit. Konfindustria vlereson, se ne kushtet e gjendjes me te veshtire per ekonomine shqiptare, qe nga fillimi i krizes globale ne vitin 2008, heqjes e TVSH per investimet deri ne 50 milion leke dhe se fundi heqja e plote per nje liste te zgjeruar te makinerive dhe pajisjeve bujqesore eshte nje mjet i forte nxites per terheqjen ne vend te investimeve te huaja, sidomos nga emigrantet. Keta te fundit nuk zoterojne sasi te medha kapitali vetjak, por jane ne numer te madh dhe ne teresi mund te perbejne nje fluks te rendesishem investimesh. Ne shumice emigrantet sidomos ata te ardhur nga Greqia jane te prirur te investojne kryesisht si biznese te vegjel ne sherbime dhe sidomos ne bujqesi, qe eshte sektor deri me sot pothuajse i perjashtuar krejtesisht nga politikat e kreditimit te bankave dhe njekohesisht paraqet mjaft mundesi zhvillimi me vlere per ekonomine ne teresi dhe mireqenien e qytetareve shqiptare.  
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara