|
|
Konfindustria mbeshtet reformen territoriale-administrative |
|
Konfindustria mbeshtet parimisht reformen
territoriale-administrative ne Republiken e Shqiperise, duke e vleresuar si
domosdoshmeri per zhvillimin ekonomik te vendit dhe i kerkon gjithe vendimarrjes
politike te gjejne rruget e bashkepunimit per kryerjen me cilesi dhe ne nje kohe
sa me te shpejte te procesit.
Konfindustria,
mbeshtetur ne te dhenat e vazhdueshme te ardhura prane saj vecanerisht nga
biznese te huaja, thekson se ne rradhe te
pare copetimi i tejskashem gjeografik i njesive vendore dhe se dyti shperndarja joefektive e pergjegjesive
perkatese ndermjet njesive vendore (komuna, bashki, qarqe), ka krijuar
problematika te demshme ne menaxhimin e investimeve te kryera.
Njekohesisht, organizimi
i sotem territorial krijon pengesa shtese krejtesisht te paarsyeshme per terheqjen e investimeve te reja, duke
ulur aftesine konkuruese te Shqiperise krahesimisht vendeve te tjera te
rajonit.
Konfindustria
keshillon, qe organizimi i ri territorial-administrativ i vendit duhet te kete
si paresor kalimin drejt parimit te ekonomise
se shkalles si pjese thelbesore e pervojes se vendeve te zhvilluara te
Bashkimit Europian. Gjithashtu, perafrimi
me organizimin e njesive vendore te Kosoves eshte me rendesi vleresuar ne
kendveshtrimin e lehtesimit te bashkpunimit te sotem mbareshqiptar dhe
zhvillimeve strategjike te pritshme ne rajon.
|
|
|
Nisma
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2021-05-22 |
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
+ Data 2021-02-04 |
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
+ Data 2020-05-20 |
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh. |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|