English   |   Kontakt
 
 
 
Mbeshtesim nismen per uljen e rentes minerare

Konfindustria, duke vleresuar gjendjen teper te veshtire te tashme te industries vendore nxjerrese dhe perpunuese te mineraleve, mbeshtet nismen ligjore te Ministrise se Energjise dhe Industrise/MEI per uljen e rentes minerare per lendet e para, duke theksuar njekohesisht, se eshte I vonuar ne kohe.

Konfindustria vlereson, se ulja e rentes minerare eshte veprim I nevojshem, por jo I mjaftueshem per shpetimin e kompanive te sektorit minerar nga falimenti I mundshem. Vemendje e vecante dhe masa te shpejta dhe te prekshme duhen ndermarre per te mbeshtetur ne menyre te vecante industrine perpunuese te minerareve ne vend. Mbeshtetja shteterore per zhvillimin e industries perpunuese te minerareve eshte e domosdoshme, sepse jovetem shton vleren e shtuar, rrit punesimin, shton te ardhurat fiskale ne buxhetin e shtetit, por gjithashtu rrit aftesine konkuruese te prodhimeve fundore duke I bere me pak te prekshme nga luhatjet e cmimeve ne tregjet nderkombetare. Per sa me siper Konfindustria do te kerkoje zyrtarisht zbatimin e rentes minerare te shkallezuar mbeshtetur ne thellesine e perpunimit. Per mineraret, qe jane lende te para te industries se perpunimit te thelle ne vend, te pakten per periudhen e renies se tregjeve nderkombetare, do te kerkohet rente e nivelit 0%.

Konfindustria vlereson, se ulja dhe shkallezimi I rentes minerare eshte politika e duhur per te zbutur sadopak ndikimin e pasojave te renda te krizes globale, te shprehuar ne uljen skajore te cmimeve te lendeve te para ne tregjet nderkombetare, qe ka prekur prej disa vitesh industrine nxjerrese dhe perpunuese te mineraleve ne vend.  Renia e forte e cmimeve ne tregjet nderkombetare shoqeruar me barren fiskale te rende ne fuqie ka vendosur industrine vendore te prodhimit dhe perpunimit te lendeve te para minerare perballe rrezikut te qarte te falimentit me gjithe pasojat e renda ekonomike, financiare dhe sociale shoqeruese. Prodhimet e industries nxjerrese dhe perpunuese te mineraleve perbejne pjese kryesore ne eksportet shqiptare dhe falimenti I mundshem I kompanive te sektorit do te kishte pasoja te renda per vete qendrueshmerine makrofiskale, deficitin tregtar dhe bilancin e pagesave te vendit.


 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara