Konfindustria,
duke mbeshtetur plotesisht perdorimin e teknologjise se larte vlereson, se ne
rastin e menaxhimit te sistemeve fiskale perfshi edhe TVSH/Tatimin e Vleres se
Shtuar, menyra me mire ne sherbim te interesit publik ne afatgjate do te ishte
varianti i blerjes dhe perdorimit shteteror te platformave informatike te
nevojshme. Konfindustria
vlereson, se dhenia ne sipermarrje private te sektorit strategjike te
menaxhimit fiskal, sidomos ne afate shume vjecare, rrezikon krijimin e nje
monopoli "de jure", pengon konkurencen e lire dhe ben te pamundur
shfrytezimin e sistemeve teknologjike me te perparuara, qe mund te prodhohen
nga subjekte te tjera ne te ardhmen. Sektori i teknologjise informatike
zhvillohet me ritme shume te larta dhe eshte mbeshtetja kryesore e zhvillimit
ekonomik boteror.
Konfindustria vlereson, se pronesia dhe
perdorimi shteteror i platformes se TVSH ne ndryshim nga varianti i dhenies me
koncesion dhe/ose PPP subjekteve private, mbeshtetet edhe nga normat e larta te
shtimit te te ardhurave te pritshme nga zbatimi i saj, sikurse shprehet
zyrtarisht Ministria e Financave, shmang keqperdorimet e mundshme te bazes se
te dhenave te bizneseve si dhe menjanon penalizimet financiare per buxhetin e
shtetit ne rast te perplasjeve te mundshme ligjore ne gjykatat nderkombetare
|