English   |   Kontakt
 
 
 
per Buxhetin 2016

Konfindustria, duke mbeshtetur ne parim objektivat per uljen e borxhit publik dhe deficitit buxhetor si shtylla te rendesishme te Ligjit te Buxhetit 2016, njekohesisht kerkon, qe objektivat e mesiperme te mos jene qellim ne vetvete, duke anashkaluar rritjen e domosdoshme te ekonomise kombetare. Konfindustria vlereson gjithashtu, se zbatimi ne formen e paraqitur nga ekzekutivi i Paketes Fiskale shoqeruese te Ligjit per Buxhetin 2016, jo vetem nuk mbeshtet rritjen ekonomike te parashikuar, por dhe rrezikon seriozisht vete objektivat per konsolidimin makrofinanciar te shpresuar. Para se gjithash vleresohet, se zbatimi ne praktike i perjashtimit nga tatimet te te ashtuquajturit "biznes i vogel" deri ne 5 milion leke/vit qarkullim dhe ulja tatimi fitimit ne 5% per bizneset me qarkullim 5-8 milion leke/vit, do te shtoje trysnine per shmangie ligjore fiskale ne formen e copetimit artificial te bizneseve, do te shtoje konkurencen e padrejte ne treg, do te godasi fuqine terheqese per investime te medha, duke shkaktuar objektivisht ulje te te ardhurave buxhetore te parashikuara per vitin financiar 2016. Mos sigurimi i zerit te te ardhurave buxhetore sjell ne menyre te pashmangshme rrezikimin e te gjithe te objektivave te parashikuara te buxhetit 2016 dhe para se gjithash ne ndalimin e rritjes ekonomike te domosdoshme. Konfindustria i ka kerkuar zyrtarisht ekzekutivit dhe Kuvendit te Shqiperise te shtyje ne kohe zbatimin e pikes se mesiperme te Paketes Fiskale, deri parashikimin e masave ligjore te nevojshme per te shmangur pasojat e padeshirueshme te mesiperme, qe rrezikojne deshtimin e vete Ligjit te Buxhetit 2016.


 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara