English   |   Kontakt
 
 
 
Marreveshja me FMN-ne nuk solli rritje ekonomike

Konfindustria vlereson, se marreveshja 3 vjecare ndermjet Shqiperise me Fondin Monetar Nderkombetar/FMN ne termat kryesore te saj nuk ka prodhuar rezultatet pozitive te pritshme.Konfindustria vlereson, se para se gjithash zbatimi i marreveshjes me FMN nuk ka mundur te siguroje rritje ekonomike te mjaftueshme, qe do te mund te justifikonte rritjen e ndjeshme te borxhit publik. Ne 3 vitet e zbatimit te marreveshjes rritja mesatare ekonomike vjetore nuk ka kaluar nivelin e 2.5% te PPB, nderkohe qe borxhi publik ne fund te vitit 2016 perllogaritet ne 71% te PPB me nje rritje prej 7-9%, varesisht menyres se vleresimit. Sa me siper do te thote, se rritja ekonomike eshte mbeshtetur teresisht ne rritjen e borxhit dhe nuk garanton qendrueshmeri fiskale dhe financiare ne vitet ne vijim. Duhet te theksojme gjithashtu, se ndikim te ndjeshem ne rritjen ekonomike kane dhene menaxhimi i mire i sektorit te energjise, disa projekte strategjike te viteve te meparshme si TAP, HEC e Devollit, etj, qe jane ne fazen e maturimit dhe/ose perfundimit dhe nuk do te mund te jene kontribues ne vetvete ne afatmesem. Konfindustria vlereson, se politika e rritjes se barres fiskale per bizneset dhe qytetaret ne kembim e marrjes se borxhit, e parashikuar ne marreveshjen me FMN, ka ulur konkurencen rajonale te Shqiperise ne terheqjen e investimeve te huaja dhe te vendit, ka goditur mundesine per krijimin e vendeve te reja te punes dhe veshtireson formalizimin e ekonomise kombetare. Niveli i ulet historik i kreditimit te ekonomise, punesimit dhe mases se investimeve te huaja ne 3 vitet e fundit perfshi edhe nivelin relativisht te larte te kredive me probleme, shprehin qarte sa me siper.   

Konfindustria mbeshtet ne parim rekomandimet e FMN per qeverine shqiptare per te ardhmen, por thekson, se vendi ka nevoje urgjente per politika te reja fiskale me kah ules si edhe per politika te reja ekonomike, me qellim berjen te mundur te plotesimi te tyre.


 

Nisma

+ Data 2017-05-02
Rishikimi i tarifave te cmimit te energjise elektrike per industrite te cilat kane ndertuar me investimet e veta linjat e furnizimit fundor te tyre.
[Me shume]
+ Data 2017-01-26
Nisma per krijimin e Burses Kombetare te Energjise Shqiperi Kosove
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2017-05-02
Konfindustria fton te gjitha bizneset qe kane problematika me garat publike ti paraqesin shqetesimet e tyre te arsyetuara prane saj.
+ Data 2017-04-27
ExpoForumi "Mbrojtja e vlerave Mjedisore&Kulturore te Rajonit te Basenit te Lumit Vjosa si mundesi per zhvillimin ekonomik te qendrueshem, 29/9/2017 Permet
+ Data 2017-01-17
ExpoForumi "Bursa Shqiptare e Energjise", 31 janar 2017
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor, Sarajeve 2017? Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login






© 2007 - 2017 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara