English   |   Kontakt
 
 
 
Falja fiskale nuk vlen pa ulje taksash
Konfindustria vlereson, se faljet e perseritura fiskale nuk mund te prodhojne perfitime te qendrueshme per bizneset dhe ekonomine kombetare, nese nuk do te shoqerohen edhe me permiresim rrenjesor te politikave, me kahje drejt uljes se barres se detyrimeve ne tatime dhe taksa.Konfindustria arrin ne kerkesen e mesiperme, duke patur parasysh, se vetem nga vendimi i fundit i qeverise jane mbi 90 miliard leke detyrime fiskale nga bizneset dhe qytetaret, qe arrijne ne mbi 8% te PPB te vendit. Gjithashtu, te dhenat zyrtare tregojne se numri i bizneseve pa aktivitet ne disa vite te njepasnjeshme, duke kaluar ne status pasiv ne regjistrin e tatimeve, ka arritu ne mbi 90 mije, duke perbere mbi 50% te gjithe numrit te pergjithshem te bizneseve te regjistruara ne shkalle vendi.Konfindustria, mbeshtetur ne te dhenat e mesiperme vlereson, se nder arsyet kryesore te rikrijimit te njepasnjeshem te stokut te madh te detyrimeve fiskale edhe pas kryerjes ne menyre te perseritur te faljeve fiskale, eshte pamundesia objektive e pagimit nga bizneset dhe individet. Ekonomia shqipare vazhdon te ndjeje thelle pasojat e krizes globale dhe procesi ne vazhdim i ristrukturimit te saj, duhet te shoqerohet me politika me kah drejt zbutjes te barres fiskale. Konfindustria vlereson, se ne kushtet e pamundesise objektive te pagimit te detyrimeve fiskale nga bizneset dhe individet, perseritja e faljeve fiskale e pashoqeruar me politika te uljes se ngarkesave tatimore, godet konkurencen me pasoja te renda per pjesen e biznesit te rregullt.

Konfindustria vlereson, se perseritja e faljeve fiskale ne kohe zgjedhore, prodhon pasoja te renda psikologjike mbi biznesin dhe qytetaret, qe qartesisht bien ndesh edhe me synimin strategjik te shpallur qeveritar te formalizimit te ekonomise shqiptare.  


 

Nisma

+ Data 2017-05-02
Rishikimi i tarifave te cmimit te energjise elektrike per industrite te cilat kane ndertuar me investimet e veta linjat e furnizimit fundor te tyre.
[Me shume]
+ Data 2017-01-26
Nisma per krijimin e Burses Kombetare te Energjise Shqiperi Kosove
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2017-05-02
Konfindustria fton te gjitha bizneset qe kane problematika me garat publike ti paraqesin shqetesimet e tyre te arsyetuara prane saj.
+ Data 2017-04-27
ExpoForumi "Mbrojtja e vlerave Mjedisore&Kulturore te Rajonit te Basenit te Lumit Vjosa si mundesi per zhvillimin ekonomik te qendrueshem, 29/9/2017 Permet
+ Data 2017-01-17
ExpoForumi "Bursa Shqiptare e Energjise", 31 janar 2017
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor, Sarajeve 2017? Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login






© 2007 - 2017 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara