English   |   Kontakt
 
 
 
Masa per sigurine e parave te shqiptareve

Konfindustria shpreh shqetesimin per numrin e larte dhe ne rritje te dukshme te akteve kriminale te grabitjeve ndaj bankave dhe transportit te mjeteve monetare ne vend. Shqetesimi behet edhe me i thelle, kur vlereson mungesen e plote te pergjegjshmerise dhe mosveprimin e nje numri te tere te institucioneve licensuese shteterore dhe vete sistemit bankar, ne marrjen e masave te sigurise parandaluese ne kushtet e grabitjeve te njepasnjeshme.

Konfindustria vlereson, se shtimi i dukshem i rasteve te grabitjeve te bankave pervec demit financiar dhe garancise per depozitat e qytetareve shqiptare, njekohesisht eshte goditje e paster ne sigurine e te berit biznes ne pergjithesi ne vend me pasoja demesh te medha ekonomike shumepermasore. Sa me siper eshte e qarte, nese vleresojme, se nga grabitjet ne shtim te bankave, duke filluar me rastin e shemtuar ne thesarin e Bankes se Shqiperise, kemi prekje te drejtperdrejt te fuqise konkuruese te Shqiperise ne terheqjen e investimeve te huaja edhe keshtu ne nivel mjaft te ulet.

Konfindustria i kerkon Bankes se Shqiperise si institucioni pergegjes vezhgues dhe rregullator bankar, qe perpara se te merret me politika makro te padobishme ne pjesen derrmuese te tyre, te marri sa me shpejt masat dhe kontrollet e nevojshme per te kerkuar arritjen e domosdoshme ne standartet e sigurise te parave te shqiptareve si detyra paresore e perligjjes historike te krijimit te sistemit bankar, duke filluar nga vetja e saj. Eshte e domosdoshme, qe standartet e domosdoshme te sigurise se bankave dhe investimet perkatese te jene kusht paresor ne licensimin e tyre dhe ne vazhdimesi.

Konfindustria kerkon kryerjen sa me shpejt te permiresimeve ligjore per ti dhene te drejten e patjetersueshme Policise se Shtetit per sigurimin e transportit te vlerave monetare, natyrisht kundrejt pagesave perkatese te institucioneve bankare dhe financiare ne vend.

 

 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara