English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per furnizimin manual ne pikat e karburantit

Konfindustria mbeshtet vendimin e marre se fundmi nga Ministria e Financave per ndalimin e pikave te karburanteve per te kryer furnizimin ne menyre manuale te automjeteve.Vendimi ne fjale eshte i nevojshem dhe i vonuar ne perpjekjet per formalizimin e tregut te karburanteve, rritjen e te ardhurave ne buxhetin e shtetit,luftes kunder  konkurences se pandershme dhe njekohesisht zvogelimit te mundesive per korrupsion dhe subjektivizem te agjencive shteterore pergjegjese te fushes.

Madhesia e tregut te karburanteve ne shitjet me pakice perben mbi 10 % te PPB te vendit me nje qarkullim vjetor mbi 1 miliard euro dhe jep kontribut te konsiderueshem ne ne buxhetin e shtetit. Mbeshtetur ne vleresimet e vazhdueshme krahesuese  cmimet e karburanteve ne Shqiperi jane me te lartat ne rajon. Shqetesim I vazhdueshem paraqet cilesia e dobet e karburanteve, qe qarkullojne ne tregun shqiptar, me pasoja te renda per biznesin, qytetaret, mjedisin, shendetin dhe vete buxhetin e shtetit, ne vlera te pergjithshme prej qindra milion euro/vit. Gjithashtu, abuzime te ndjeshme vihet re edhe ne volumet e karburanteve te shitura per konsumatoret.

Konfindustria ka shprehur shqetesimin e saj te vazhdueshem se cmimi I larte, cilesia e dobet dhe abuzimet ne volumet e shitura jane nje nga shkaqet e uljes se konkurueshmerise se ekonomise shqiptare ne prodhimet dhe sherbimet vendore  si edhe ne terheqjen e investimeve te huaja krahesimisht vende te tjera te Rajonit.


 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara