English   |   Kontakt
 
 
 
Trepce kalon ne pronesi publike

Konfindustria mbeshtet dhe vlereson si akt shume te rendesishem ne afatgjate miratimin se fundmi ne parim nga Kuvendi i Kosoves te ligjit per kalimin ne pronesi publike te Minieres dhe Industrise se Trepces. Pasurite nentokesore te Trepces jane te nje rendesie boterore per shkak te sasive dhe mineraleve te rralla ne vlera prej dhjetra miliard euro te llogaritura. Konfindustria vlereson formen e perzgjedhur te organizimit te kompanise si menyra e vetme dhe me e mire per te shpresuar ne tejkalim te shpejte ligjor te problematikave te nderlikuara pronesore dhe financiare te deritashme te saj. Gjithashtu, organizimi si kompani aksionere me kapital publik dhe me hapsiren e duhur ligjore edhe per shitjen e aksioneve ne bursa, eshte forma me e mire ne kushtet e sotme pas krizes globale financiare per te terhequr financimet e domosdoshme, shnderrimin ne pronare te qytetareve te Kosoves dhe shqiptareve ne pergjithesi dhe njekohesisht mbajtjen e kontrollit te menaxhimit shteteror ne kete aset te cmuar strategjik. Konfindustria keshillon ekzekutivin dhe vendimarrjen politike te Kosoves te shqyrtoje me kujdes dhe te kryeje permiresimet e nevojshme te ligjit gjate diskutimit nen per nen te tij, per te shmangur te gjitha problematikat e mundshme, per te qene te suksesshem ne cfaredo rasti te ballafaqimit te mundshem me pretendimet e Serbise ne gjykatat nderkombetare.


 

Nisma

+ Data 2017-05-02
Rishikimi i tarifave te cmimit te energjise elektrike per industrite te cilat kane ndertuar me investimet e veta linjat e furnizimit fundor te tyre.
[Me shume]
+ Data 2017-01-26
Nisma per krijimin e Burses Kombetare te Energjise Shqiperi Kosove
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2017-05-02
Konfindustria fton te gjitha bizneset qe kane problematika me garat publike ti paraqesin shqetesimet e tyre te arsyetuara prane saj.
+ Data 2017-04-27
ExpoForumi "Mbrojtja e vlerave Mjedisore&Kulturore te Rajonit te Basenit te Lumit Vjosa si mundesi per zhvillimin ekonomik te qendrueshem, 29/9/2017 Permet
+ Data 2017-01-17
ExpoForumi "Bursa Shqiptare e Energjise", 31 janar 2017
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor, Sarajeve 2017? Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login






© 2007 - 2017 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara