English   |   Kontakt
 
 
 
Qeveria te mos firmos per "Divjaka resort Albania"
Konfindustria kerkon nga Qeveria dhe vendimarrja politike shqiptare te tregohet e kujdesshme dhe te pezulloje procesin e miratimit te projektit te ndertimit me koncesion te kompleksit turistik ne Lagunen e Karavastase-Divjake, deri ne plotesimin e plote te standarteve nderkombetare perkatese dhe percaktimit te qarte te interesit publik ne afatgjate. Laguna e Karavastase dhe Pylli i Divjakes perbejne nga pasurite e medha te mbetuara per zhvillimin e industrise turistike shqiptare ne perftim te gjithe qytetareve dhe ekonomise kombetare ne teresi.   Konfindustria vlereson si te papranueshem marrjen e vendimeve te tilla te rendesise se vecante dhe me ndikim afatgjate per ekonomine kombetare ne kushtet e mbarimit te mandatit qeveritar dhe per me teper ne kulmin e krizes politike, qe vendi po kalon. Eshte e domosdoshme mos perseritja e gabimeve te medha te ngjashme, qe kane shkaterruar perfundimisht pasurite e medha turistike te vendit ne bregdet si p.sh ne Golem, Durres, Gjirin e Lalzit, Sarande,etj.   Konfindustria kerkon, qe duke marre shkak nga gabimet e medha strategjike te se kaluares dhe mosperseritjen e tyre ne rastin e koncesiont te projektit te kerkuar te Resortit Turistik te Lagunes se Karavastase dhe Pyllit te Divjakes, legjislacioni i tashem duhet te permiresohet rrenjesisht me vendosjen e standarteve te reja mjedisore, ekonomike dhe garancive financiare per investitoret. Eshte e papranueshme marrja e vendimeve te ekzekutivit ne rastin e projektit ne fjale, por edhe te projekteve te ngjashem ne vijim - pa paraqitjen e plote te raportit ekonomik perfitim -humbje per gjithe rajonin dhe vendin ne aftagjate,- vleresimin e plote te ndikimit ne mjedis sipas standarteve te fundt nderkombetare dhe - vendosjen e kushteve te qarta te garancive financiare te bllokuara ne emer te shtetit shqiptar ne te pakten e 30% te vleres se investimit te pretenduar.  
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara