English   |   Kontakt
 
 
 
“Monitorimi i efektivitetit te Gjykatave Administrative ne vitin e dyte te punes.
Konfindustria ne bashkepunim me Ministrine e Drejtesise dhe fondacionin gjerman Friedrih Ebert organizoi forumin e diskutimit me teme “Monitorimi i efektivitetit te gjykatave administrative ne vitin e dyte te punes. Paraqitja e studimit, sondazhi me bizneset, problematika dhe rekomandime". Konfindustria, si nismetare e krijimit te Gjykatave Administrative dhe duke vleresuar si kusht mjaft te rendesishem cilesine dhe shpejtesine e perballjes shtet-biznes ne mjedisin e te berit biznes/Doing Business ne vend, po zbaton projektin 3 vjeçar te vezhgimit te punes se sistemit te gjykimit administrativ. Projekti u perqendrua ne analizen e te dhenave te punes per vitin 2015, qe perben edhe vitin e 2 te fillimit te funksionimit te Gjykatave Administrative dhe njekohesisht ne vleresimin krahasues te performances se vitit paraardhes 2014. Projekti vlereson performancen e punes se Gjykatave Admistrative ne 2 drejtime: - shpejtesine faktike te gjykimit krahasuar me detyrimin ligjor dhe; - vleresimin e punes se GJA sipas kendveshtrimit te biznesit. Mbeshtetur ne te dhenat e studimit del, qe kemi nje perkeqesim relativ prej afersisht 9% te perceptimit te biznesit ne 2015 ndaj pritshmerise krahasimisht me vitin 2014. Megjithate, perseri biznesi mendon ne masen 55%, qe gjendja eshte me e mire se para krijimit te gjykata administrative. Shpejtesia e dhenies se vendimeve paraqet nje vonese mesatare ne gjykatat e shkalles se pare ne mbi 160 dite nga 40 dite te parashikuara ne ligj. Vonesa e dhenies se vendimeve me mbi 4 here ndaj detyrimit ligjor perben shqetesim te ndjeshem te biznesi. Ne forum nga perfaqesuesit e institucioneve dhe botes akademike u vleresua se shkaqet kryesore te gjendjes se pakenaqshme te perfomaces se sistemit te Gjykates Administrative jane numri i madh i çeshtjeve te mbartuara, shperndarja jo efikase e numrit te gjykatesve, pergatija profesionale e pamjaftueshme, nevoja per permiresime ligjore te shkarkimit te ngarkesave, kushteve te punes, etj. Ministri i Drejtesise z. Manjani mbeshteti plotesisht propozimin e Konfindustrise si pjese e paketes fiskale 2017, qe per vendimet perfundimtare te Gjykates Administrative vlera e demit shkaktuar biznesit dhe qytetareve te perballohet ne masen jo me pak se 30% nga pasuria dhe te ardhurat personale te individeve pergjegjes te administrates.
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara