English   |   Kontakt
 
 
 
Rrezik per ekonomine, dalja e parave jashte vendit
Konfindustria shpreh shqetesimin per dukurine e shtimit te daljes jashte vendit te parave te shqiptareve, duke e vleresuar si kercenimin kryesor ne afatgjate per ekonomine kombetare. Vetem nga sektori bankar ne vitin 2016 mbeshtetur ne te dhenat zyrtare, jane depozituar ne institucionet financiare jashte vendit afersisht 400 milion dollare te depozitave te shqiptareve, duke arritur ne nje shume te pergjithshme prej 700 milion euro perfshi kreditimin e projekteve jashte vendit, qe perben mbi 6% te PPB. Gjithcka, me siper ndodh kur nevoja e ekonomise vendore per investime eshte e madhe.
Konfindustria vlereson, se ritmi i larte dhe i vazhdueshem i largimit te kapitaleve shqiptare ne kushtet e kreditimit te biznesit vendor ne vlerat me te ulta historike, eshte shenje e qarte e dobesive te thella strukturore te menyres sesi eshte ndertuar sistemi ekonomik i vendit dhe efektivitetit te ulet te politikave zhvillimore te vendimarrjes politike ne vite. Konfindustria vlereson, se shkalla e larte e monopolizimit te sektoreve strategjike, mbyllja e tregjeve vendore me politikat privatizimit, koncesionimit, etj, shkalla e ulet e konkurences, mosperballja me politkat tregtare te pandershme te vendeve konkurente, mosfunksionimi i institucioneve rregullatore, besimi i ulet i biznesit dhe konsumatoreve si dhe problematikat e brendshme te menyres se ndertimit te sistemit fiskal, financiar dhe bankar ne vend, jane arsyet e flukseve te larta te largimit te parave te shqiptareve dhe pamundesise objektive per shtimin e kreditimit ne vend.
Konfindustria fton partite politike, qe ne programet politike me rastin e zgjedhjeve te pergjithshme te vitit 2017, te perballen duke dhene zgjidhjet perkatese te rrenjeve te dukurise se papranueshme te daljes se parave te shqiptareve jashte vendit, si semundja me e rende e ekonomise shqiptare.
 

Nisma

+ Data 2017-05-02
Rishikimi i tarifave te cmimit te energjise elektrike per industrite te cilat kane ndertuar me investimet e veta linjat e furnizimit fundor te tyre.
[Me shume]
+ Data 2017-01-26
Nisma per krijimin e Burses Kombetare te Energjise Shqiperi Kosove
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2017-05-02
Konfindustria fton te gjitha bizneset qe kane problematika me garat publike ti paraqesin shqetesimet e tyre te arsyetuara prane saj.
+ Data 2017-04-27
ExpoForumi "Mbrojtja e vlerave Mjedisore&Kulturore te Rajonit te Basenit te Lumit Vjosa si mundesi per zhvillimin ekonomik te qendrueshem, 29/9/2017 Permet
+ Data 2017-01-17
ExpoForumi "Bursa Shqiptare e Energjise", 31 janar 2017
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor, Sarajeve 2017? Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login






© 2007 - 2017 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara