English   |   Kontakt
 
 
 
Forumi Nderkombetar per Zhvillimin e Qendrueshem te Rajonit te Lugines se Vjoses.
Ne Permet,13 tetor 2017 u organizua Forumi Nderkombetar per Zhvillimin e Qendrueshem te Rajonit te Lugines se Vjoses. Pjesemarres ishin kryetaret e nente bashkive te pershkuara nga Lumi Vjosa nga malet e Pindit ne Greqi deri ne grykederdhjen ne Detin Adriatik. Perfaqesues te institucioneve qendrore dhe vendore, agjenci kulturore dhe rrjete mjedisore te vendit dhe nderkombetare, institucione financiare, bota akademike, etj ishin gjithashtu te pranishem ne panelet e forumt.   Forumi eshte i pari ne llojin e tij, qe vlereson, se mundesite me te medha te zhvillimit te qendrueshem ekonomik, eshte konsiderimi i Rajonit te Lumit Vjosa si nje te tere dhe duke tejkaluar kufijte shteterore Shqiperi-Greqi. Ne Forum u diskutuan potencialet, problematikat dhe zgjidhjet e mundshme, qe paraqet Rajoni i pershkuar nga Lumi Vjosa. Shqetesim i vecante nga te pranishmit perfaqesues te njesive vendore, rrjeteve mjedisore te shoqerise civile, etj u shreh politikat koncesionare te ndjekura ne vite ne ndertimin e HEC ne rrjedhat anesore te tij, perpjekjet per ndryshimin e rrjedhjes se Vjoses ne Konice per ta drejtuar drejt liqent te Janines, ndehyrjet ne Gryken e Kelcyres, kanionet e Nivices, etj. Mbi te gjitha shqetesimi u shpreh per nderhyrjet per ndertimin e HEC ne trupin kryesor te Lumit si ne Kalivac dhe Pocem. Arsye kryesore per problematikat e krijuara u drejtuan ne rolin e munguar te Ministrise se Mjedisit per perllogaritjet e gabuara dhe jo sipas standarteve nderkombetare te kostove mjedisore, qe jane kusht kryesor per te gjitha lejet koncesionare. Ne forum u kerkua permiresimi sa me i shpeje i legjislacionit mjedisor sipas standarteve te BE. N e Forum u vleresuan nderhyrjet permiresuese ne kuader te nismes per rilndjen urbane dhe fillimi i ndertimit t planeve urbanistike ne perputhje me parimin e ruajtjes se vlerave mjedisore, kulturore dhe artistike te rajonit. Ne mbeshtetje te zhvillimit te qendrueshem ekonomik te lugines se Vjoses dhe vleresimit te plote financiar sipas modeleve me te mira nderkombetare u shpreh eehe nga z. Arben Malaj , rektor i Universitetit Luarasi. Politikat dhe bashkveprimi ndermete njesive vendore si dhe me qeverite perkatese per ruajtjen dhe permiresimin e vlerave te medha mjedisore dhe trashegimise se shumte kulturore, artistike te Rajonit te Lumit Vjosa, si mundesi per zhvillimin e industrise turistike, agroturizmit, bujqesise, blegtorise, artizanatit, sporteve, etj, jane temat, qe u trajtuan ne event.. Ne forum u nenshkrua Memorandumi i Bashkepunimit per Zhvillimin e Qendrueshem te Lumit Vjosa nga kryetaret e nente bashkive te Greqise dhe Shqiperise.   Lumi Vjosa, i njohur ne te gjitha guidat e industrise turistike boterore, si lumi i vetem i eger ne Europe shoqeruar edhe me vlerat e larta mjedisore dhe natyrore te rajonit,qe ai pershkon, perben nje pasuri te jashtezakonshme mireqenie per qytetaret dhe ekonomine kombetare.   Forumi organizohet nga Konfindustria me mbeshtetjen institucionale te disa ministrive, disa agjencive qendrore dhe Bashkise Permet. Forumi u ra dakort te jete i pervitshem me sistem rotacioni ne bashkite e Rajonit te Lumit Vjosa ne Shqiperi dhe Greqi.  
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara