|
|
“Deeuroizimi” i sforcuar favorizon importet |
|
Konfindustria shpreh shqetesimin, se kahu i renies se forte sidomos
te Euro-s kundrejt monedhes kombetare Lek ne 2 javet e fundit, po krijon
kushtet per mundesine e rrezikut te nje spekullimi financiar, qe do te favorizoje
ndjeshem kompanite e huaja, importet dhe demtoje rende prodhimin vendor,
eksportet dhe drejtperdrejt qytetaret shqiptare. Para se gjithash jemi ne
kushtet kur kompanite e huaja po mbyllin bilancet e vitit fiskal 2017 dhe pergatiten
te nxjerrin dividentet jashte vendit, duke qene mjaft te interesuara per te
perfituar nga nje Euro dhe valuta sa me te dobta ne tregun monetar shqiptar.
Konfindustria perserit kerkesen e saj drejtuar Bankes se
Shqiperise, qe te nderhyje sa me shpejt me vendosmeri ne tregun monetar per te
shmangur mundesite e spekullimit financiar mbeshtetur ne dobesimin e sforcuar
te Euro-s dhe valutave te tjera. Gjithashtu, i kerkohet Bankes se Shqiperise,
qe te tregoje profesionalizem ne fushaten e saj te shpallur te ashtuquajtur te
"deeuroizimit" te ekonomise shqiptare me mjete administrative dhe
shmangie nga ligjesite e tregut te lire.
Konfindustria veren me shqetesim, se kahu i zhvleftesimit te
forte e monedhes Euro dhe valutave te tjera kundrejt Lek-ut perputhet ne kohe edhe
me fillimin e fushates nga Banka e Shqiperise per kufizimin e perdorimit te
euro-s si edhe me fillimin e blerjes se valutave per trasferimin jashte vendit te
dividenteve nga kompanite e huaja.
|
|
|
Nisma
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2021-05-22 |
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
+ Data 2021-02-04 |
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
+ Data 2020-05-20 |
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh. |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|