English   |   Kontakt
 
 
 
Kompanite e regjistruara ne parajsat fiskale
Konfindustria do ti kerkoje zyrtarisht qeverise dhe Kuvendit te Shqiperise te filloje sa me shpejt permiresimin e legjislacionit ne fuqi, me qellim ndalimin e marredhenieve shteterore ligjore, lejeve, licencave, koncesione, privatizime, etj me subjektet tregtare te tipit te ashtuquajtur "guaske" te regjistruar ne parajsat fiskale. Konfindustria vlereson, se dhenia fund e marredhenieve shteterore te drejtperdrejta dhe te terthorta me kompanite "guaske" duhet te perfshije te gjithe sektoret strategjike si p.sh.nafte, energji, minierale, finance, banke, transport, telekomunikacion, etj. Gjithashtu, eshte e domosdoshme, qe te gjenden zgjidhje ligjore per te detyruar kompanite e tipit "guaske" te regjistruara ne parajsa fiskale per tu shperbere si dhe njohjen publike te pronareve fizike dhe juridike perkates. Konfindustria vlereson, se interesi publik eshte demtuar rende financiarisht ne nje numer te madh rastesh te marredhenieve tregtare dhe ligjore te shtetit shqiptar me kompanite e regjistruara ne parajsat fiskale. Rastet e demeve te medha financiare dhe ekonomike ne afatgjate te Armo, Albpetrol, koncesioneve ne nafte, sherbime,PPP, etj. jane shembuj te qarte per sa me siper. Prania e kompanive "guaske" shton rrezikun e korrupsionit qeveritar, prishjes se rregullave te konkurences se lire per biznesin, kapjen e shtetit, lirine e medias me pasoja te drejtperdrejta per demokracine dhe deri ne percaktimin e suksesit te Reformes ne drejtesi 
 

Nisma

+ Data 2018-01-05
Edicioni i 2-te i Expo-Forumit Nderkombetar te Burses Shqiptare te Energjise, 18 qershor Prishtine
[Me shume]
+ Data 2017-12-28
Panairi Nderkombetar i Prodhimit dhe Teknologjise bujqesore, Agroindustrise, Turizmit dhe Mjedisit. Tetor 2018 Lushnje
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2017-05-02
Konfindustria fton te gjitha bizneset qe kane problematika me garat publike ti paraqesin shqetesimet e tyre te arsyetuara prane saj.
+ Data 2017-04-27
ExpoForumi "Mbrojtja e vlerave Mjedisore&Kulturore te Rajonit te Basenit te Lumit Vjosa si mundesi per zhvillimin ekonomik te qendrueshem, 29/9/2017 Permet
+ Data 2017-01-17
ExpoForumi "Bursa Shqiptare e Energjise", 31 janar 2017
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login








© 2007 - 2018 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara