English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria mbeshtet fillimin sa me te shpejte te burses se energjise Shqiperi-Kosove.
Konfindustria, duke marrë shkak nga miratimi së fundmi i vendimit të Këshillit të Ministrave për krijimin e Bursës së Energjisë, shpreh mbështetjen në parim dhe kërkon fillimin sa më shpejt të funksionimit të saj si mundësi shtesë për garantimin e furnizimit dhe uljen e cmimit të energjisë për biznesin dhe qytetarët. Gjithashtu, kërkohet ruajtja e integritetit të modelit të ndërtimit të Bursës me qëllim shmangien e rrezikut të spekullimeve dhe përdorimit të mundshëm të saj në kundërshtim ne interesin publik nga grupime të tipit “kartel” dhe oligopol të pranishme në tregun qindra million euro/vit të energjisë elektrike. Vonesa e fillimit të punës, shtyrja në kohë dhe/ose krijimi I mundeësive për spekullime në Bursën, janë në interes pikërisht të grupimeve të mësipërme të vendit dhe të huaja përfitues të dhjetra milionë euro/vit nga gjendja e tashme e funksionimit të tregut të energjisë. Bursa e energjisë është e mundur të jetë edhe institucioni i parë i përbashkët Shqipëri-Kosovë dhe mbështetëse e fuqishme e krijimit të tregut kombëtar shqiptar.   Tregu i shitje-blerjes së energjisë elektrike është nga më të rëndësishmit në PPB/Prodhimit Përgjithshëm Bruto të vendit me mbi 400 milion euro/vit transaksione. Sipas të dhënave masa e korrupsionit të përfolur në vite në tregun e shitje-blerje të energjisë elektrike ka qenë e lartë. Megjithëse, ka një përmirësim krahësimor në vitet e fundit, pasojë e drejtpërdrejtë e cilësisë së ulët të menaxhimit, strukturës së ndërtimit dhe korrupsionit në tregun e shitje-blerjeve të energjisë elektrike, Shqipëria ka sot cmimin e energjisë nga më të lartët në Rajon për bizneset. Në mënyrë të përafërt llogaritet se mbi 15% e cmimit përfundimtar të energjisë elektrike për konsumatorët fundorë vjen si pasojë e subjektivizmit dhe korrupsionit në sektor. Konfindustria ka shprehur në mënyrë të përsëritur, se para së gjithash Bursa e Energjisë është një mjet për të rritur tejdukshmërinë dhe luftuar korrupsionin në transaksionet e tregut të energjisë me ndikim të drejtpërdrejtë në cmimin e energjisë elektrike për bizneset dhe qytetarët. Cmimi i energjisë elektrike nga më të lartët në Rajon, godet rëndë kostot e prodhimit dhe shërbimeve të gjithë bizneseve, industrive dhe ekonomisë kombëtare, ul fuqinë konkuruese të prodhimit dhe shërbimeve, pengon nxitjen dhe tërheqjen e investimeve të huaja dhe të vendit.  Gjithashtu, bursa është hallkë e munguar dhe e vonuar e procesit të liberalizimit të tregut të energjisë të filluar disa vite më parë, pjesë e integrimit të vendit në BE.  
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara