English   |   Kontakt
 
 
 
Vonesat ne Kuvendin e Shqiperise‎ te ndalimit te kontratave PPP dhe koncesionare te "pakerkuara"
Konfindustria shpreh shqetësimin per shtyrjen e rradhës të afatit kohor të miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë të ligjit, që ndalon lidhjen e projekteve të tipit PPP/partneritetit publik privat dhe kontratat koncesionare “ të pakërkuara” të parashikuar brenda muajit qershor 2019. Sa më sipër, është shkelja e dytë kohore rradhazi e zotimit qeveritar para FMN/Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe institucioneve të tjera financiare të huaja për ndërprerjen e kontratave koncesionare të tipit të “pakërkuar” në sektorët e infrastrukturës rrugore. Afati i parë ishte muaji shtator 2018. Konfindustria ka kërkuar zyrtarisht pranë ekzekutivit dhe Kuvendit të Shqipërisë, se në projekt ligjin përkatës të ndalimit të lidhjes së kontratave “ të pakërkuara” duhet të përfshihen pa përjashtim të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë dhe jo vetëm në infrastrukturën rrugore. Shkelja e dytë e zotimit qeveritar dhe Kuvendit të Shqipërisë, në mos miratimin edhe të projekt ligjit me fushë veprimi të kufizuar, është shenjë e qartë e pranisë lobuese të fuqishme në kundërshtim me interesin publik në vendimarrjen politike shqiptare. Sa më sipër prek drejtpërdrejtë dhe në afatgjatë edhe seriozitetin e shtetit shqiptar para institucioneve dhe tregjeve financiare ndërkombëtare. Konfindustria vlerëson, se Shqipëria është e papërgatitur institucionalisht për mbrojtjen e interesit publik në afatgjatë në përdorimin e PPP dhe kontratat koncesionare në përgjithësi dhe të tipit “ pakërkuar” në vecanti. Institucionet shtetërore dhe gjyqësore janë të dobta dhe të paafta duke krijuar kushte të përshtatshme për prani të zgjeruar të korrupsionit, duke rrezikuar seriozisht në afatgjatë qëndrueshmërinë financiare të buxhetit të shtetit, konkurencën e lirë të bizneseve dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Tashmë, janë më shume se 100 milion euro/vit detyrimet që buxheti i shtetit ka për zbatimin e kontratave të deritashme koncesionare dhe PPP. Vetëm në muajin qershor janë miratuar në Kuvend kontrata koncesionare të “pakërkuara” me vlerë të përgjithshme mbi 300 milion euro në projekte të infrastrukturës rrugore si rruga Milot-Balldren dhe Orikum-Llogora.
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara