English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria për krijimin e Agjencisë së Rezervave të Sigurisë së Karburanteve
Konfindustria shpreh shqetësimin për mjetet dhe mekanizmin financiar të parashikuar në nismën e fundit ligjore të qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Infrastrukturës&Energjisë, për krijimin e Agjencisë së Rezervave të Sigurisë së Karburanteve, që do të cojë drejtpërdrejtë në rritjen e mëtejshme të cmimeve fundore për bizneset dhe qytetarët edhe kështu të papërballueshme.   Konfindustria do ti kërkojë zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë të mos miratojë në asnjë rast akte ligjore, që parashikojnë  rritjen e mëtejshme të barrës fiskale në formën e taksave dhe tarifave mbi karburantet. Shqipëria rradhitet sot në 20-25 vendet më cmimin më të lartë të karburanteve në botë, ku barra fiskale përbën deri në 60% të cmimit fundor për bizneset dhe qytetarët. Cmimi shumë i lartë bashkuar me cilësinë jashtë standartit të karburanteve në qarkullim, ka pasoja mbytëse dhe shkatërruese në ekonominë kombëtare, fuqinë konkuruese të prodhimeve&shërbimeve vendore, tërheqjen e investimeve të huaja, falimentimin e biznesit, industrive dhe mirëqënien e qytetarëve. Konfindustria nuk është parimisht kundër krijimit të një enti shtetëror të rezervave të sigurisë së karburanteve, por thekson, se mekanizmi financiar i parashikuar në projekt ligj, që con drejtpërdrejt në rritjen e barrës fiskale dhe si rrjedhim rritjen e cmimit fundor të karburanteve për bizneset dhe qytetarët, është i papranueshëm. Financimi i ngritjes dhe funksionimit të entit shtetëror në fjalë mund të bëhet nga vlerat shumë të larta të tatimeve dhe taksave, që sot bizneset dhe qytetarët paguajnë për karburantet si dhe/ose fitimet, nëse Agjencisë i jepet e drejta të veprojë edhe si operator i mirëfilltë në tregun më të madh të vendit prej mbi 1.5 miliard $/vit dhe mbi 10% të PPB. Vetëm pagesat për taksën e qarkullimit arrijnë shumën prej mbi 120 milion euro/vit. Konfindustria ka kërkuar në mënyrë të përsëritur dhe shoqëruar me kërkesa të qarta, që tregu strategjik i karburanteve duhet ti nënshtrohet një rindërtimi të thellë strukturor, me qëllim uljen e detyrueshme të cmimeve dhe përmirësimin thelbësor të cilësisë së produkteve, që u shërbehen qytetarëve dhe bizneseve. Vullneti politik i ekzekutivit në vite për rregullimin e tregut të karburanteve ka munguar plotësisht, duke i shkaktuar humbje prej financiare, ekonomike, shëndetësore dhe mjedisore prej qindra milionë euro/vit ekonomisë kombëtare, buxhetit të shtetit, industrive, bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë. Konfindustria është e gatshme të bashkëpunojë dhe të mbështesë cdo nismë qeveritare dhe vendimarrjes politike në përgjithësi për përmirësimin e ndërtimit dhe funksionimit të tregut të karburanteve.  
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara