English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per nismen kunder informalitetit.
Konfindustria mbështet parimisht nismën e qeverisë për luftën kundër ekonomisë së zezë në përgjithësi dhe në sektorin strategjik të karburanteve në vecanti. Gjithashtu, Konfindustria vlerëson, se suksesi i nismës në fjalë është i dyshimtë, nëse do të kufizohet vetëm me “ aksione” të përkohshme dhe nuk do të kërkohet ndryshimi në themel i ndërtimit dhe funksionimit të sotëm të tregjeve ekonomike kryesorë strategjikë, përfshi tregun e karburanteve, si tregu më i madh me afër 1.3 miliard euro/vit qarkullim dhe mbi 10% të PPB.     Konfindustria vlerëson, se shkalla e lartë e informalitetit në ekonomi nxitet së pari, nga ngarkesa e lartë fiskale, që p.sh në sektorin e karburanteve arrin në mbi 60% të cmimit fundor, së dyti nga korrupsioni i qartë, subjektivizmi dhe paaftësia e agjencive shtetërore zbatuese, që në shumicë gjen hapsira ligjore të lëna qëllimisht në sistem dhe së treti, nga lufta e ashpër për mbijetesë e operatorëve në kushtet e ngadalësimit të ekonomisë kombëtare. Shembull mjaft shqetësues janë përfundimet e kontrollit të kryer në autostradën Tiranë – Durrës dhe të bëra publike së fundmi nga përfaqësues të lartë të qeverisë. Sipas të dhënave zyrtare të kontrollit, pikat e shitjes së karburantit, të ndodhura në zonën më të rëndësishme ekonomike të vendit, ishin në shkelje të hapur me ligjin në fuqi. Në shumicë dërrmuese shitja e karburantit kryhej me “dorë” dhe jashtë sistemit “online” ligjor, duke krijuar të gjitha kushtet e mundshme për abuzim dhe korrupsion. Dëmet financiare, që i shkaktohen buxhetit të shtetit, qytetarëve dhe bizneseve vetëm nga sektori i karburanteve janë të shkallës në mbi 150 milion milion euro/vit, pa përfsirë dëmet në shëndetësi dhe mjedis, pasojë e cilësisë së dobët të produkteve në qarkullim. Gjithcka më sipër është kosto shtesë e drejtpërdrejtë e cmimit fundor të karburanteve në Shqipëri edhe kështu nga më të shtrenjtit në rreshtimin botëror.  
 

Nisma

+ Data 2019-05-17
Krijimi i komisionit hetimor ne Kuvendin e Shqiperise per humbjet ne gjykatat nderkombetare
[Me shume]
+ Data 2019-01-05
Krijimi i Burses Shqiptare te Energjise
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2019-11-16
Në 15/11/2019, në Divjaka Resort, Divjakë u zhvillua edicioni 1 i Expo Forumit “Albania Agri Financing and Food Safety 2019” organizuar nga Konfindustria në bashkpunim dhe me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural/MBZHR, B
+ Data 2019-05-02
Konfindustria ne grupin e punes ne projektin e Pergatitjes Politikave Industriale‎ te Rajonit te Ballkanit Perendimor 2018-2019, GIS Gjermani dhe Keshilli Bashkpunimit Rajonal- Sarajeve
+ Data 2019-04-11
Konfindustria pjesemarrese ne sesionin plenar te hapjes se Konferences Esri Italia 2019, Rome, Itali
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login










© 2007 - 2019 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara