English   |   Kontakt
 
 
 
Projektligji per sistemin e faturimit elektronik te bizneseve
Konfindustria, mbështet parimisht nismën ligjore të ekzekutivit për vendosjen e sistemit të faturimit elektronik për bizneset, por vlerëson, se afati i fillimit të zbatimit të tij të parashikuar në 1 janar të vitit 2020 është i pamjaftueshëm për të garantuar sukses. Konfindustria shpreh shqetësimin për miratimin me  nxitim të pashpjeguar në Këshillin e Ministrave të një projekt ligji kaq të rëndësishëm për ekonominë kombëtare në afatgjatë, pa dhënë mundësi njohje paraprake dhe këshillimi me palët e interesuara. Shpresohet, që sistemi i ri i faturimit elektronik të mos ketë lidhje me dhënien në koncesion privat dhe/ose PPP të TVSH/tatimit mbi vlerën e shtuar të kundërshtuar nga FMN. Konfindustria vlerëson, se projekt ligji përkatës i miratuar së fundmi në Këshillin e Ministrave, për vecoritë dhe ndikimin e ndjeshëm, që do të sjelli në jetën ekonomike të vendit, buxhetin e shtetit dhe aktivitetin e bizneseve, duhet të shoqërohet detyrimisht me të gjitha aktet nënligjore të nevojshme të zbatimit në praktikë, që sot mungojnë pothuaj krejtësisht. Tipet dhe rradha e kategoritë e subjekteve, që do të detyrohen të përfshihen në sistemin e ri, ka vend për shqyrtim më të mirë. Vlerësimi kosto-përfitim financiar, që do të sjellë mënyra e re faturimit për ekonominë kombëtare në tërësi dhe për kategoritë e bizneseve në vecanti, kryesisht për biznesin e ashtuquajtur të “vogël”, është tjetër mungesë e papranueshme në relacionin shoqërues të projektligjit. Gjithashtu, bizneseve u duhet dhënë mundësia, që përvec -kohës  së detyrueshme për ripërshtatjen me sistemin e ri të faturimit elektronik, të njohin paraprakisht në mënyrë të hollësishme të gjitha - kostot e plota financiare të blerjes, futjes dhe mirëmbajtjes, - procedurat e zgjidhjes ligjore të problematikave të zbatimit, - njohjen me tregun e ofruesve të shërbimit, - rolin e agjencive shtetërore për të shmangur cmimet e larta të shërbimit nga mundësia e gjendjeve monopol ose oligopol në treg, etj.  
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara