English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per vazhdimin e zhvleresimit te Euro-s.
Konfindustria shpreh shqetësimin për rolin e dështuar institucional në vazhdimësi të Bankës së Shqipërisë në zhvleftësimin e tejskashëm të Euro-s kundrejt Lek-ut me pasoja të rënda në afatgjatë për zhvillimin e ekonominë kombëtare dhe para së gjithash prodhimit dhe industrive vendore. Mungesa e plotë e analizës institucionale së shkaqeve, pasojave në ekonomi, mosveprimet dhe/ose politikat e gabuara të Bankës së Shqipërisë në problematikat e zhvleftësimit të thellë të Euro-s, në mjaft raste krijojnë përshtypjen edhe të veprimeve të qëllimshme, që prekin pavarësinë e siguruar me ligj të institucionit për të ndihmuar buxhetin e shtetit dhe/ose grupe të caktuara importuesish dhe operatorësh të tregut, në kundërshtim me interesin publik në afatgjatë. Rasti i fillimit të politikës së “de-euroizimit” të ekonomisë, që përkoi pikërisht në kulmin e zvleftësimit të monedhës europiane ndaj Lek-ut, është shembull i qartë i paaftësisë dhe/ose i subjektivizmit të Bankës së Shqipërisë. Pasojat e mbivlerësimit të Lek-ut godasin drejtpërdrejt fuqinë konkuruese të vendit për investime prodhuese, ndihmojnë hapur lobet importuese në dëm të prodhimeve të markes “ Made in Albania”, prekin ndjeshëm deri në falimentim kompanitë shqiptare, që prodhojnë për eksport dhe tregun vendor, godasin ashpër kursimet dhe mbijetesën e një mase dërrmuese të qytetarëve me burim të ardhurat nga emigracioni. Rënia e rendimentit fiskal të ekonomisë shqiptare, me pasojë edhe në rënien e vazhdueshme të të ardhurave në buxhetin e shtetit, shprehur dhe në fushatën e fundit të ekzekutivit kundër informalitetit, në një masë të madhe vjen dhe nga politikat monetare të gabuara ose të munguara të ndjekura nga Banka e Shqipërisë në vite. Në një afat kohor 3 vjecar Euro është zhvleftësuar me mbi 13% të vlerës së saj kundrejt Lek-ut. Gjatë muajit gusht 2019 Euro ka arritur nivelin më të ulët historik të vlerës së saj kundrejt Lek-ut në 12 vitet e fundit. Gjatë gjithë kësaj kohe, megjithë kërkesat në vazhdimësi të bizneseve vendore të prekura rëndë, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor kanë qenë krejtësisht të paqarta dhe me ndikim tepër afatshkurtër, duke marrë më shumë pamjen e spekullimeve për përfitime të aktorëve të ndryshëm, sesa të një politike të mirëmenduar.   Konfindustria vlerëson, se dështimi i plotë i institucionit më të lartë ligjor përgjegjës për politikat monetare, vë në pikpyetje të plotë vetë një nga arsyet kryesore të krijimit dhe ekzistencës së Bankës së Shqipërisë, që mbahet në thelb me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Nëse, Banka e Shqipërisë është e paaftë të plotësojë detyrat e saj të përcaktuara në ligj, sic janë politikat monetare për të shmangur spekullimet dhe ndihmuar ekonominë kombëtare, atëhere është koha për të riparë në themel gjithë legjislacionin në fuqi, përfshi edhe vlerësimin e mundësisë së zëvendësimit të Lek-ut nga Euro si mjet pagese në ekonomi.  
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara