English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per skemat abuzuese me TVSH-ne.
Konfindustria mbështet plotësisht nismën kundër informalitetit dhe shkeljeve ligjore, por kërkon nga institucionet e drejtesisë dhe ekzekutivit, të jenë të kujdesshëm dhe profesionalë në ngritjen e akuzave ndaj bizneseve dhe në mediatizimin e tyre të shpejtuar. Akuzat  e ngritura duhet të jenë tërësisht të bazuara, të pandikuara nga politika dhe konkurenca në treg e bizneseve, korrupsioni, shfaqjet mediatike për përfitime personale përballë procesit të vetting-ut. Rastet e përsëritura të ndalimeve të bujshme nga organi i Prokurorisë të drejtuesve të bizneseve, përfshi dhe rastet e fundit të skemave fiktive të TVSH, shoqëruar me paaftësinë e akuzës për ti mbrojtur në gjykatë, prodhojnë pasoja mjaft të dëmshme ndaj konkurencës së lirë në treg në afatgjatë. Rasti i ndalimeve të bujshme të muajit janar 2019 me akuzën për përvetësim në vlerën e 18 milion euro me skema fiktive të TVSH dhe mungesa e plotë në vazhdim të të dhënave për opinionin publik, nuk duhet të përsëritet. Askush nuk është në dijeni sot, se cfarë është bërë me rastin ë fjalë, numrin e dosjet e mbyllura ose në vazhdim, procesin dhe cfarë masash janë marrë nga institucioni i akuzës për dështimin e mbrojtjes së akuzës në gjykatë. Dëmi moral dhe financiar shkaktuar qytetarëve dhe bizneseve nga publikimi në media e emrave, në rastin kur akuzat e ngritura nga prokuroria rrëzohen me vendim gjykate, është mjaft i lartë. Në shtetet demokratike dëmshpërblimet financiare të shtetit në raste të tilla janë mjaft të larta. Konfindustria vlerëson, se goditja e bizneseve abuzuese me ligjin, sidomos në rastet e grabitjeve të pastra të buxhetit të shtetit me skema mashtruese të TVSH, është e domosdoshme për të mbrojtur konkurencën si kusht bazë i ekonomisë së tregut, besimin te sistemi drejtësisë  dhe duhet të shkojë deri në fund. Njëkohësisht, duhet kuptuar, se skema të tilla mashtruese në vlera kaq të larta financiare nuk mund të krijohen dhe zbatohen pa pjesëmarrjen dhe korrupsionin e përfaqësuesve të gjithë niveleve të agjencive shtetërore të përgjegjësisë dhe problematikave të qarta në legjislacionin në fuqi.  
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara