English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per Korporaten Shqiptare te Investimeve
Konfindustria kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë, që draft ligji i “Korporatës Shqiptare të Investimeve” parë rëndësinë e vecantë të tij, të mos miratohet në seancë plenare, por të kalojë fillimisht në një debat të gjerë publik dhe me grupet e interesit. Eshtë shqetësuese, që qeveria shqiptare bëhet e ndjeshme në vendimarrjen e saj ligjore vetëm nga ndërhyrjet e institucioneve ndërkombëtare, sikurse ndodhi edhe në rastin në fjalë.    Konfindustria vlerëson, se është e papranueshme, që ligje me ndikim të thellë dhe afatgjatë në ekonomi dhe në konkurencën e lirë në treg, sikurse është edhe projekt ligji në fjalë, të kalojnë dhe miratohen nga qeveria dhe ekzekutivi të kalojnë pothuaj në heshtje të plotë nga qeveria. Në vendet e zhvilluara demokratike akte të tilla ligjore, përvec tejdukshmërisë publike të plotë dhe debateve të hapura me grupet e interesit, nuk mund të hyjnë në fuqi në një afat më të shkurtër se dy vjet nga miratimi. Në rastin në fjalë nuk është zhvilluar asnjë debat publik dhe informacionet janë shumë të pakta për thelbin, qëllimet , raportin përftim-humbje dhe rreziqet e mundshme të projekt ligjit në afatgjatë. Konfindustria shpreh shqetësimin, se tashmë po bëhet praktikë normale për ekzekutivin, që ligje me ndikim të ndjeshëm dhe afatgjatë për ekonominë, biznesin dhe qytetarët, miratohen me shpejtësi dhe pothuaj në fshehtësi për publikun e gjerë dhe grupet e interesit. Mënyra e miratimit të Pl të “Korporatës Shqiptare të Investimeve” në qeveri dhe kalimi për miratim në Kuvendin e Shqipërisë është përsëritje e të njejtës praktikë të ndjekur me rastin e ligjit të Faturimit Elektronik të TVSH, etj.  
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara