English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per miratimin e akteve ligjore me ndikim ekonomik nga kuvendi
Konfindustria vlerëson mjaft shqetësuese miratimin e akteve me fuqinë e ligjit  të projekteve, që kanë ndikim të madh financiar dhe prekin ndjeshëm në afatgjatë ekonominë kombëtare, në kushtet kur Kuvendi i Shqipërisë nuk funksionon normalisht nga këndvështrimi i numrit, profesionalizmit dhe përqëndrimit të tejskashëm në proceset e krizës politike dhe integrimit të vendit në BE. Në Kuvendin e Shqipërisë mungon pothuaj 1/7 e numrit të përgjithshëm të deputetëve dhe cilësia e oponencës ndaj akteve ligjore të sjella nga qeveria ka qenë e ulët në komisione parlamentare dhe në seanca plenare. Rëndësia dhe koha e kushtuar akteve ligjore me ndikim ekonomik dhe financiar ka qenë e ulët dhe është shmangur pothuaj krejtësisht pjesëmarrja e grupeve të interesit dhe informimi publikut. Konfindustria vlerëson, se do të ishte akt përgjegjshmërie në respekt të demokracisë nga shumica politike dhe qeveria, që në kushtet e mësipërme, të jetë e përmbajtur në sjelljen me nxitim dhe miratimin pa ju nënështruar një oponence të vërteë profesionale në Kuvendin e Shqipërisë të akteve ligjore, që sjellin pasoja të thella financiare në afatgjatë për ekonominë, biznesin dhe qytetarët shqiptarë. Në rast të kundërt aktet ligjore të miratuara rrezikojnë seriozisht të jenë të paarsyetuara profesionalisht, subjektive dhe deri të tipit korrupsionist “state capture/kapje e shtetit” me pasoja të rënda në afatgjatë për zhvillimin ekonomik të vendit. Përgjegjësi të drejtpërdrejtë në gjëndjen e mësipeme ka edhe pakica politike me largimin e saj nga vendimarrja ligjore. Në Kuvendin e Shqipërisë, në legjislaturën në vazhdim brenda muajit shtator 2019 janë miratuar kontrata koncesionare të tipit PPP me vlerë 330 milionë euro, që përbëjnë mbi 3% të PBB. Gjithashtu, në mënyrë të përshpejtuar janë sjellë projektligje/pl shumë të rëndësishme për biznesin, qytetarët dhe ekonominë e vendit si p.sh. pl për fiskalizimin elektronik, krijimin e korporates shqiptare te investimeve. Ekonomia në 6mujorin e parë të vitit 2019 po kalon në kohë të vështirë me rritje të PBB pothuaj me ½ e vitit paraardhës dhe parashikimit në buxhetin e vitit 2019.       
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara