English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per tregun e perbashket Shqiperi-Kosove
Konfindustria shpreh shqetësimin për ngadalësimin e dukshëm të procesit të krijimit në praktikë të tregut të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Në këtë kuptim, Konfindustria mbështet programin dhe deklaratat e kreut të partisë fituese të zgjedhjeve të fundit në Kosovë, “Levizjes Vetvendosja”, për domosdoshëmrinë strategjike të jetësimit sa më të shpejtë të tregut të përbashkët kombëtar. Konfindustria vlerëson, se është shumë më e rëndësishme dhe e shpejtë parë interesin afatgjatë krijimi i Tregut Kombëtar, krahësimisht përpjekjeve politike të mirëpritura, por të paqarta për krijimin e të ashtuquajturit “Mini Shengen” Rajonal. Konfindustria vlerëson, se pavarësisht marrëveshjeve të shumta dhe shfaqjeve politike ndërmjet qeverive të dy shteteve shqiptare jo vetëm nuk është shënuar përparim, por janë bërë hapa mbrapa. Një numër i madh i marrëvshjeve ndërqeveritare të nënshkruara kanë mbetur të pazbatuara dhe për më tepër janë shtuar pengesat edhe të natyrave “fizike”, inspektoriateve, licencave, lejeve, etj. Si p.sh vendosja e taksës së “Rrugës së Kombit”, që kanë vështirësuar marrëdhëniet ekonomike dhe tragtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Pasojë e problematikave të mësipërme është edhe rënia e ndjeshme e volumeve të import- eksportit të muajit shtator 2019 kundrejt muajit paraardhës me përkatësisht mbi 10% dhe mbi 6%. Prej vitesh marrëdhëniet tregtare ndërmjet shteteve shqiptare nuk kanë pësuar rritje të dukshme. Investimet e përbashkëta në sektorët strategjikë si energji, infrastrukturë, transport, etj. nuk janë ende të pranishme. Konfindustria vlerëson me shqetësim, se ka pëpjekje të qarta nga grupe monopoliste të lidhura me vendimarrjen politike në të dy shtetet, që të mbajnë mbyllur tregjet përkatëse, duke marrë shpeshherë edhe pamjen e një lufte tregtare të mirëfilltë. Mbështetja e gjatë te ortakësira me vendimarrjen politike, mungesa e investimeve në teknologji, burime njerëzore, etj. ka ulur ndjeshëm aftësinë e konkurencës së grupeve të mëdha të biznesit në të dy shtetet. Konfindustria vlerëson, se krijimi dhe funksionimi sa më i shpejtë i Tregut të Përbashkët Shqipëri-Kosovë si hap i parë, përtej interesave të ngushta të grupeve të caktuara të biznesit, paaftësisë dhe korrupsionit politik, mbetet një nga mënyrat e vetme, që mund të japi shpresa për shpëtim nga falimentimi  i sigurt edhe për vetë bizneset e mëdha të dy shteteve shqiptare. Në rast të kundërt vazhdimi i procesit të pashamngshëm të integrimit në BE do të sjelli në mënyrë të pashmangshme, që Shqipëria dhe Kosova do të mbeten pa biznese kombëtare të mëdha.    
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara