English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per raportin e "Doing Business"
Konfindustria shpreh shqetësimin për uljen e ndjeshme të Shqipërisë në raportin e fundit të “Doing Business” për vitin 2018. Shqipëria ka humbur 19 pikë krahësimisht vitit pararendës në klasifikimin e përgjithshëm botëror, që vlerëson mjedisin e të bërit biznes. Konfindustria vlerëson, se mbështetur në të dhënat e raportit të plotë të “Doing Business”, rënia e fortë është e lidhur para së gjithash me rritjen e shpejtë të vendeve të tjera dhe para së gjithash vendeve konkurente të Rajonit. Shqipëria është në vend të parafundit, duke lënë prapa vetëm Bosnje-Hercegovinën e paqeverisur, por e ndarë praktikisht në 3 shtete. Treguesi i mesiperm është shenjë e qartë, se Shqipëria ka mbetur prapa në garën e konkurencës me vendet e tjera në tërheqjen e investimeve të vendit dhe të huaja. Treguesit zyrtarë makroekonomikë për 9-mujorit të vitit 2019 mbështesin përfundimet e “Doing Business” dhe flasin, se gjëndja do të jetë e vështirë edhe për vitin në vazhdim. Rënia me pothuaj 50% të të ardhurave buxhetore nga TVSH/tatimi mbi vlerën e shtuar si zëri kryesor buxhetor dhe rënia e kahut të rritjes ekonomike PBB në gjysmën e parashikimit vjetor, janë tregues të qartë për vazhdimësinë e gjëndjes së vështirë ekonomike. Rritja ekonomike prej vetëm 2.2% e PBB në 6 mujorin e parë të vitit 2019 rrezikon të kapi me shpejtësi vlerën e vitit 2013 pas krizës globale financiare, që konsiderohet më e ulta e 20 viteve të fundit. Gjëndja paraqitet mjaft më e vështirë, nëse vlerësojmë se borxhi publik është të pakëtn 10% më i lartë, pa llogaritur detyrimet financiare për koncesionet dhe PPP si dhe duke mos marrë parasysh se KLSH-Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përllogaritur afër 500 milionë $ detyrime të shtetit ndaj të tretëve, që nuk bëjnë pjesë në treguesit zyrtarë.  Konfindustria vlerëson, se të dhënat e “Doing Business” janë një marketing negativ, sidomos për sa i përket tëheqjes së investimeve të huaja në vend. Mbyllja e projekteve të mëdha ndërkombëtare si TAP në transmetimin e gazit natyror nga Azerbaixhani në Itali dhe StateCrafti norvegjez në HEC-et e Devollit, praktikisht e kanë lënë Shqipërinë pa investime të huaja strategjike në vazhdim.  
 

Nisma

+ Data 2019-05-17
Krijimi i komisionit hetimor ne Kuvendin e Shqiperise per humbjet ne gjykatat nderkombetare
[Me shume]
+ Data 2019-01-05
Krijimi i Burses Shqiptare te Energjise
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2019-11-16
Në 15/11/2019, në Divjaka Resort, Divjakë u zhvillua edicioni 1 i Expo Forumit “Albania Agri Financing and Food Safety 2019” organizuar nga Konfindustria në bashkpunim dhe me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural/MBZHR, B
+ Data 2019-05-02
Konfindustria ne grupin e punes ne projektin e Pergatitjes Politikave Industriale‎ te Rajonit te Ballkanit Perendimor 2018-2019, GIS Gjermani dhe Keshilli Bashkpunimit Rajonal- Sarajeve
+ Data 2019-04-11
Konfindustria pjesemarrese ne sesionin plenar te hapjes se Konferences Esri Italia 2019, Rome, Itali
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login










© 2007 - 2019 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara