English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per pagesat e demeve nga kompanite e sigurimeve
Konfindustria do të kërkojë zyrtarisht, që Kuvendi i Shqipërisë në një kohë sa më të shpejtë të thërrasë në raport Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare/AMF për përmbushjen e pagesave të siguracioneve lidhur me dëmet e tërmetit të 26 nëntorit 2019 sidomos për bizneset. AMF është institucioni përgjegjës së tregut të siguracioneve dhe varet drejtpërdrejt nga Kuvendi i Shqipërisë. Konfindustria vlerëson se së pari, është e domosdoshme bërja publike e të dhënave të vlerës së shlyerjes së deritashme nga kompanitë e sigurimeve për dëmet e siguruara nga tërmeti i shtatorit 2019. AMF, duhet të bëjë publike të dhëna të plota për vlerën e plotë të dëmeve të siguruara nga pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019. Njëkohësisht, duhet të paraqiten qartë në raport afatet kohore të pagesave të siguracioneve, duke shmangur vonesat e qëllimta dhe përpjekjeve për uljen e vlerës së siguruar nëpërmjet përdorimit subjektiv dhe korrupsinit të sistemit gjyqësor në raste të ngjashme.   Konfindustria vlerëson, se është e domosdoshme, që detyrimet ligjore të kompanive të siguracioneve ndaj bizneseve të plotësohen në vlerën e plotë ligjore kontraktuale dhe në një kohë sa më të shpejtë. Sa më sipër është e domosdoshme duke patur parasysh se vonesat në kohë të pagesave të siguracioneve për bizneset e prekura nga tërmeti i 28 nëntorit 2019, mund të shkaktojnë pamundësi objektive për rifillimin e punës, humbjen e tregjeve deri në falimentim të plotë të bizneseve me pasojë humbjen e punës së qindra vendeve të punës.   Kofindustria bën të ditur se nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 janë prekur mbi 1000 biznese kryesisht në qarqet Durrës, Tiranë, Krujë. Afër 150 biznese të dëmtuara janë njësi industriale të madhësisë së mesme dhe të mëdha, që janë të detyruar të ndërpresin punën ose të punojnë me kapacitet të ulët. Janë prekur industri të rëndësishme në nivel të ekonomisë kombëtare në sektorë si industria aluminit, letrës, mekanikës, plastikës, etj. Dëmet e shkaktuara prekim konstruksionet, linat teknologjike, makineri, pajisje, lëndë të para, etj. Një pjesë e tyre janë prekur shumë rëndë. Kompanitë e mësipërme punësojnë deri në qindra punëtorë secila.  
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara