English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per "Minishengenin Ballkanik" dhe tregun energjitik Shqiperi-Kosove
Konfindustria kërkon nga vendimarrja politike e Shqipërisë dhe Kosovës, që pavarësisht këndvështrimeve të ndryshme dhe problematikave për nisma me natyrë rajonale, përfshi të ashtuquajturin “ Minishengen Ballkanik”, të vazhdojnë me shpejtësi dhe pa vonesa të paarsyeshme për plotësimin e agjendës të paraparë dhe marrëveshjeve të nënshkruara të deritashme për krijimin e Tregut të Përbashkët Ekonomik si një qëllim strategjik në interes kombëtar afatgjatë. Në këtë kuptim Konfindustria mbështet, si një hap të rëndësishëm pozitiv drejt krijimit të Tregut të Përbashkët Energjitik Shqipëri – Kosovë, marrëveshjen e nënshkruar së fundmi në Tiranë ndërmjet kompanive të transmisionit të energjisë të dy shteteve shqiptare, përktësisht OST dhe KOSTT. Marrëveshja në thelbin e saj ka krijimin e bllokut të pavarur të sistemit të energjisë, duke e shkëputur Kosovën nga varësia formale e derisotme nga Serbia. Mjaft e rëndësishme vlerësohet, qëndrimi zyrtar neutral i deritashëm i Rrjetit Europiantë Operatorëve të Sistemeve të Transmisionit të Energjisë/ ENTSO, në dijeni dhe familjare me marrvëshjen në fjalë.   Konfindustria vlerëson, se marrëveshja në fjalë shënon njëkohësisht një hap përfundimtar të rëndësishëm drejt vënies në funksionim të linjës së tensionit të lartë 400 KV ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, që prej pothuaj 4 vitesh është i pashfrytëzuar. Ndërtimi i linjës së sipërpërmendur i ka kushtuar më shumë se 70 milionë euro Shqipërisë dhe Kosovës, siguruar nga një kredi e RF të Gjermanisë. Gjthashtu, mosvënia në funksionim e linjës shkakton cdo vit miliona euro kosto mirëmbajtje dhe pagim interesash të kredisë. Marrëveshja e pavarësimit të operatorit të transmisionit të energjisë së Kosovës bën të mundur edhe miliona euro shtesë, që deri tash i përfitonte Serbia. Marrëveshja për krijimin e Bllokut të Përbashkët të përbërë prej dy zonave rregulluese përkatësisht OST dhe KOSTT përbën dhe një bazë të rëndësishme për shmangien e vonesave subjektive dhe të panevojshme të  deritashme për krijimin e Bursës së Përbashkët të Energjisë si kusht bazë për liberalizimin e tregut me përfitim të drejtpërdrejtë të ekonomive, biznesit dhe qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.    
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara