English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per cmimin e larte te karburanteve dhe energjise elektrike.
Konfindustria bën me dije, se 78% e bizneseve vlerësojne përkatesisht cmimet e larta të karburanteve dhe të energjisë elektrike ndër shkaqet kryesore për shkallën e ulët të produktivitetit dhe konkurencës të prodhimeve dhe shërbimeve te tyre.  Në nivel industrie treguesi i ndikimit negativ të energjisë ( karburante dhe energji elektrike) ishte më i lartë se 94%. Anketa u përvitshme u realizua nga Qendra e Studimeve të Konfindustrisë në nëntor-dhjetor 2019. Tregues të tjerë kryesorë të sondazhit, të vlerësuar si negativë në produktivitetin dhe konkurueshmërinë e bizneseve, ishin:-  Tregjet e mbylluara/ monopolet, - korrupsioni, - infrastruktura, - legjislacioni i dobët, - politikat ekonomike, tregtare, fiskale, - kreditimi, - siguria, etj. Konfindustria vlerëson, se vendimarrja politike duhet të mendojë seriozisht dhe sa më shpejt për ristrukturimin e plotë  dhe përmirësimin e sektorëve të karburanteve dhe energjisë elektrike. Shqipëria prej një kohe të gjatë rradhitet ndër vendet e para në botë për cmimin dhe cilësinë e ulët të karburanteve. Më shumë se 60% e cmimit fundor të karburanteve e përbëjnë taksat dhe tatimet shtetërore. Shmangiet fiskale shoqëruese të cilësisë së dobët e karburanteve në qarkullim si pasojë e kontrollit shtetëror të pamjaftueshëm e bën gjëndjen edhe më shqetësuese.  Gjithashtu, cmimi  energjisë elektrike për bizneset është nga më të lartët në Rajon, duke ndikuar drejtpërdrejte në kostot dhe uljen e shkallës së konkurueshmërisë së prodhimeve dhe shërbimeve të  markës “ Made in Albania”. Cmimet e larta të energjisë dhe karburanteve krahësimisht vendeve konkurente në Rajon dhe më gjerë godasin  drejtpërdrejt tërheqjen e investimeve e vendit dhe të huaja, shtojnë ndjeshëm rrezikun e falimentimeve në rradhë të parë të industrive dhe pengojnë zhvillimin ekonomik në afatgjatë të vendit.  
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara