English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per HEC-in e Kalivacit

Konfindustria kërkon, që ekzekutivi shqiptar të ndalojë vazhdimin e procedurave për dhënien e lejes mjedisore të ndërtimit të HEC-it të Kalivacit në lumin Vjosë, deri në një përmirësim dhe përshtatje të plotë me standartet ndërkombëtare të legjislacionit përkatës.

Konfindustria vlerëson, se legjislacioni në fuqi për llogaritjen financiare kosto-përfitim në afatgjatë të ndikimit në mjedis të Hec-ve në përgjithësi është i paplotë dhe lë hapsira të gjera për subjektivizëm dhe korrupsion në vendimarrje. Vecanërisht në rastin e ndërhyrjeve në Lumin Vjosë rrezikohet, që dëmet financiare të jenë shumë të larta.

Në ballafaqimet e përsëritura të Konfindustrisë me ekspertë dhe agjenci ndërkombëtarë, ekspertë dhe biznese vendore, dëmet financiare të ndërhyrjes së mundshme në rrjedhën kryesore të lumit Vjosë përllogariten në qindra milionë euro. Dëmet shkaktohen në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe në vlera të pallogaritshme, nga humbja e markës turistike në të gjitha agjencitë ndërkombëtare, që Vjosa gëzon sot si “lumi i vetëm i egër në Europë”. Në vlerësimet e sotme të paraqitura në publik nga kompanitë e interesuara perllogaritjet financiare  për rastin e mësipërm mungojnë krejtësisht.

Sektorët kryesorë, që do të prekeshin janë turizmi, bujqesia, agroindustria, ndërtimi, etj,.në nivel të ekonomisë kombëtare, biznesit dhe banorëve të Basenit të Vjosës. Gjithashtu rrezikohet edhe cënim i marrëveshjeve dhe traktateve ndërkombëtare të Shqipërisë me BE si dhe dypalëshe me Greqinë.


 

Nisma

+ Data 2019-05-17
Krijimi i komisionit hetimor ne Kuvendin e Shqiperise per humbjet ne gjykatat nderkombetare
[Me shume]
+ Data 2019-01-05
Krijimi i Burses Shqiptare te Energjise
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2019-11-16
Në 15/11/2019, në Divjaka Resort, Divjakë u zhvillua edicioni 1 i Expo Forumit “Albania Agri Financing and Food Safety 2019” organizuar nga Konfindustria në bashkpunim dhe me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural/MBZHR, B
+ Data 2019-05-02
Konfindustria ne grupin e punes ne projektin e Pergatitjes Politikave Industriale‎ te Rajonit te Ballkanit Perendimor 2018-2019, GIS Gjermani dhe Keshilli Bashkpunimit Rajonal- Sarajeve
+ Data 2019-04-11
Konfindustria pjesemarrese ne sesionin plenar te hapjes se Konferences Esri Italia 2019, Rome, Itali
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login








© 2007 - 2020 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara