English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per programin ekonomik te qeverise Kurti

Konfindustria vlerëson se marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës janë në nivel të pakënaqshëm dhe mjaft larg mundësive të pasurive natyrore, financiare, njerëzore si dhe interesit kombëtar.

Në këtë kuptim Konfindustria mbështet pjesën e programit politik të qeverisë së re të Kosovës të kryesuar nga Z. Albin Kurti, në të cilën u theksua rëndësia e vecantë për rritjen e bashkpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve shqiptare. Vecanërisht për tu përgëzuar është paraqitja e projekteve të qarta të investimeve në sektorë strategjikë si p.sh rruga Gjakovë – Shkodër, tregu energjitik i përbashkët, etj.

Konfindustria vlerëson, se pavarësisht takimeve dhe nënshkrimit të një numri të madh marrëveshjeve së bashkpunimit ndërmjet qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare në realitet kanë ardhur duke u vështirësuar në vite. Shumë marrëveshje zyrtare të nënshkruara nuk janë zbatuar nga qeveritë respektive. Gjëndja e pakënaqshme e marrëdhënieve ekonomikë të sotme dhe vonesat e ndërtimit të Tregut të Përbashkët Shqipëri-Kosovë ka ardhur edhe nga mungesa e vullnetit të vendimarrjes politike të lidhur dhe/ose ndikuar me grupe monopoliste të biznesit.   

Përplasjet dhe mosmarrëveshjet kanë arritur deri në pika të nxehta, që kanë marrë pamjen deri të luftës tregtare ndërmjet dy shteteve shqiptare. Përmendim përplasjet tregtare në fushën e disa prodhimeve bujqësore, cimentos, agroindustrisë, etj. Kompanitë shqiptare nuk kanë qenë në gjendje të pëfitojnë edhe nga vendosja e taksës mbi prodhimet me origjinë nga Serbia nga qeveria e Kosovës.


 

Nisma

+ Data 2019-05-17
Krijimi i komisionit hetimor ne Kuvendin e Shqiperise per humbjet ne gjykatat nderkombetare
[Me shume]
+ Data 2019-01-05
Krijimi i Burses Shqiptare te Energjise
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2019-11-16
Në 15/11/2019, në Divjaka Resort, Divjakë u zhvillua edicioni 1 i Expo Forumit “Albania Agri Financing and Food Safety 2019” organizuar nga Konfindustria në bashkpunim dhe me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural/MBZHR, B
+ Data 2019-05-02
Konfindustria ne grupin e punes ne projektin e Pergatitjes Politikave Industriale‎ te Rajonit te Ballkanit Perendimor 2018-2019, GIS Gjermani dhe Keshilli Bashkpunimit Rajonal- Sarajeve
+ Data 2019-04-11
Konfindustria pjesemarrese ne sesionin plenar te hapjes se Konferences Esri Italia 2019, Rome, Itali
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login








© 2007 - 2020 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara