English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per heqjen e takses 100% nga Kosova

Konfindustria vlerëson, se pasojat negative të heqjes me detyrim të taksës 100%, të zbatuar prej më shumë se një viti nga Kosova ndaj prodhimeve me origjinë nga Serbia dhe Bosnje-Herzegovina, duhet të shoqërohen me ngritjen dhe bërjen efektive sa më shpejt të institucioneve të kontrollit dhe zbatimit të masave të parashikuara në marrëveshjet ndërkombëtare të tregtisë së lirë, rregullave të OBT/Organizatës Botërore të Tregtisë, CEFTA, etj,.

Konfindustria vlerëson, se sipas të dhënave historike një numër i madh i mallrave dhe shërbimeve me origjinë nga Serbia kanë patur natyrën e mirëfilltë të politikave “dumping" në kundërshtim të qartë me praktikat ndërkombëtare të tregtisë së lirë. Qeveria e Serbisë ka subvencionuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe të tërthortë eksportet, me synimin e kapjes së tregjeve, falimentimeve dhe/pamundësisë së ndërtimit të industrive vendore si dhe krijimit të monopoleve tregtare në Kosovë. Politika të tilla kanë qenë dhe janë të pranishme edhe në tregun e Shqipërisë për prodhime të caktuara.  

Konfindustria vlerëson, se agresioni tregtar i Serbisë ndaj industrive dhe prodhimeve të Kosovës, është ndihmuar nga bashkpunimi me grupe monopoliste vendore me ndikim të qartë korrupsionist në vendimarrjen politike, agjencitë doganore, tatimore, etj.. Gjithashtu, rol të rëndësishëm negativ dhe ndihmues të politikave të agresionit tregtar të Serbisë ka patur edhe paaftësia e agjencive shtetërore të Kosovës për të kontrolluar kontrabandën masive. Kontrabanda është kushtëzuar edhe nga mungesa e kontrollit të plotë të territorit në pjesën veriore nga qeveria e Kosovës, që e ka kthyer praktikisht zonën në fjalë në një nga “magazinat” më të mëdha të kontrabandës në Europë.


 

Nisma

+ Data 2019-05-17
Krijimi i komisionit hetimor ne Kuvendin e Shqiperise per humbjet ne gjykatat nderkombetare
[Me shume]
+ Data 2019-01-05
Krijimi i Burses Shqiptare te Energjise
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2019-11-16
Në 15/11/2019, në Divjaka Resort, Divjakë u zhvillua edicioni 1 i Expo Forumit “Albania Agri Financing and Food Safety 2019” organizuar nga Konfindustria në bashkpunim dhe me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural/MBZHR, B
+ Data 2019-05-02
Konfindustria ne grupin e punes ne projektin e Pergatitjes Politikave Industriale‎ te Rajonit te Ballkanit Perendimor 2018-2019, GIS Gjermani dhe Keshilli Bashkpunimit Rajonal- Sarajeve
+ Data 2019-04-11
Konfindustria pjesemarrese ne sesionin plenar te hapjes se Konferences Esri Italia 2019, Rome, Itali
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login






© 2007 - 2020 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara