English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per aktivitetin ekonomik gjate periudhes se epidemise

Konfindustria, mbështetur në të dhënat e ardhura nga operatorët industrialë vlerëson, se ka filluar përshtatja më e mirë e punës së bizneseve në kushtet e reja të krijuara nga gjendja e jashtëzakonshme me rastin e epidemisë së Covid 19.   

Konfindustria vlerëson pozitivisht vendimin e fundit të ekzekutivit për njësimin e orareve të qarkullimit të njerëzve dhe aktiviteteve ekonomike dhe tregtare në vend. Njëkohësisht, me qëllim që të bëhet e mundur rritja e eficencës së punës të biznesve këshillojmë të shtyhet 1-2 orë afati fundor. Një shtrirje e tillë kohore bën të mundur edhe uljen relative të dendësisë së qarkullimit të qytetarëve, duke shërbyer drejtpërdrejt edhe në mbrojtjen e shëndetit.

Konfindustria mbështetet si veprimin e duhur publikimin nga ekzekutivi me akt ligjor të kategorive të bizneseve dhe industrive, që lejohen të kryejnë aktivitetin e tyre brenda fashave kohore të lejuara. Për sa më sipër kërkojmë, që sa më shpejt të ndërtohet me akt ligjor edhe protokolli i masave mbrojtëse të detyruara sipas cdo kategori biznesi për tu plotësuar nga bizneset gjatë procesit të punës. Një veprim i tillë është i domosdoshëm në rradhë të parë për tu patur si metodikë pune zbatuese nga bizneset dhe së dyti për të shmagur përplasjet e panevojshme subjektive me inspektoriatet dhe agjencitë e kontrollit. Gjithashtu, këshillohet të shtohet kategoria e bizneseve të lejuara për të punuar në hapsirat gjeografike të paprekura deri më sot nga epidemia.    

Konfindustria vlerëson, se marrja e masave përpjestimore shtrënguese në përballje me rrezikun e epidemisë është mënyra e vetme në uljen e faturës së rëndë financiare, që qytetarët dhe bizneset do të duhet të paguajnë nga pasojat e përballjes me epideminë. Sipas vlerësimeve janë më shumë se 30 milione/euro në ditë transaksione të munguara në ekonomi me pasoja të rënda në afatgjatë për bizneset dhe qytetarët.


 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara