English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per problematikat e paketes financiare

Konfindustria vlerëson, se mënyra e parashikuar nga ekzekutivi per zbatimin e paketës financiare të përballimit të pasojave të pandemisë COVID19, është larg realitetit të biznesit, dëmton buxhetin e shtetit, rrezikon shpërdorim dhe efektivitet të ulët të burimeve financiare tepër të kufizuara gjëndje.

1-     Konfindustria vlerëson, se është e gabuar ligjërisht, financiarisht dhe moralisht ndarja e sotme në 2 grupet e ashtuquajtura “biznes i vogël” dhe “ biznes i madh” si kusht për përfshirjen ose jo në Paketën Financiare të ndihmës .

2-     Konfindustria kërkon, që klasifikimi i tatimpaguesve të bëhet në 3 kategori perkatësisht: -  tatimpagues, që me ligj u është ndaluar aktiviteti, - tatimpagues, që vazhdojnë aktivitetin, - tatim pagues, që u lejohet aktiviteti, por janë dëmtuar ndjeshem nga masat shtrënguese.

3-     Tatimpaguesit, që vazhdojnë normalisht aktivitetin ekonomik, duhet të paguajnë të gjitha detyrimet fiskale qendrore dhe vendore, sipas parashikimeve ligjore në fuqi pa asnjë lehtësim Në këtë kategori të përfshihen edhe biznese “të privilegjuara”, që punojnë në tregje, të mbyllura dhe kufizuara me ligj, licenca, PPP, koncesione, etj. Vlerësojmë, se një numër i lartë biznesesh “të mëdhenj" dhe “të vegjël”, vazhdojnë aktivitetin normal si në sektorët e tregtisë, telekomunikacionit, industrisë, transportit, bankave, sigurime, energji, IT,  etj. Për më shumë mjaft prej bizneseve të mësipërm kanë patur mundësi për shtim të ndjeshëm të ardhurash gjatë kësaj kohe.  

4-     Të gjithë tatimpaguesit e tjerë pa përjashtim, që nuk pëfshihen në kategorinë e aktiviteteve të lejuara, duhet të pezullohen dhe/ose përjashtohen nga pagesa e detyrimeve fiskale.

5-     Tatimpaguesit e kategorisë së lejuar, por janë prekur ndjeshëm nga gjendja e jashëzakonshme, duhet të jenë përfitues në masën të paktën 50% të lehtësive të  kategorisë së bizneseve me aktivitet të ndaluar me ligj.

6-     Kategorizimi i mësipërm të jetë i vlefshëm dhe të zbatohet edhe për detyrimet dhe/ose përfitimet e të punësuarve përkatës.


 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara