English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per nje pakete fiskale balancuese lidhur me COVID-19

Konfindustria vlerëson, se me qëllim zbutjen e pasojave të rënda në ekonomi, falimentimin e bizneseve dhe shmangien e krizave humanitare në kushtet e pandemisë Covid 19, është e domosdoshme, që ekzekutivi të ndërtojë dhe zbatojë sa më shpejt një paketë fiskale shoqëruese në nivel qëndror dhe vendor. Paketat financiare 1 dhe 2 të derisotme me përafërsisht vetëm 100 milion euro për periudhë tremujore, janë të pamjaftueshme për të siguruar likuiditetin minimal të ekonomisë kombëtare dhe përballimin e pasojave për shumicën e bizneseve, të papunëve dhe shtresave në nevojë.

Konfindustria kërkon, që një nga parimet kryesore të ndërtimit të paketes fiskale Covid 19 të jetë balancimi i humbje-përfitimeve, që kanë patur kategori të ndryshme biznesi gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Ndërkohë, që një pjesë e madhe e bizneseve dhe qytetarëve po përballen me pasoja të rënda të krizës, ka mjaft kategori biznesesh, që kanë përfituar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe tërthore. Është detyrë e ekzekutivit, që të përcaktojë kategoritë e bizneseve, që kanë përfituar nga gjendja e jashtëzakonshme dhe të ndërtojë politika fiskale me qëllim shtimin e likuiditetit në ekonomi, rishpërndarjen e të ardhurave shtesë drejt qytetarëve, bizneseve të dëmtuara, shtresave në nevojë dhe të papunëve. Për sa më sipër përmendim disa raste:

1-     Kompanitë e sigurimeve në kushtet e kufizimit me ligj për pothuaj 2 muaj të lëvizjes së automjeteve duhet të rikthejnë 2/12 e vlerës së siguracionit qytetarëve. Sa më sipër është praktikë e zbatuar në të gjithë vendet e zhvilluara të botës.

2-     Kompanitë e shërbimeve publike si p.sh pastrimit, etj. në të gjitha bashkitë e vendit, për arsye të kufizimeve masive të lëvizjes kanë ulje të dukshme të kostove. Si rrjedhim duhen parashikuar ulje të tarifave/taksave vendore, shtyrje e tyre në kohë, ulje të pagesave për kompanië fituese të tenderave, etj..

3-     Kompanitë e telekomunikacionit, internetit, etj.kanë rritje të ndjeshme të të ardhurave si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme. Agjencitë rregullatore duhet të marrin masa për të rishikuar në ulje cmimet e shërbimeve të ofruara, etj. ose në rast të kundërt ekzekutivi të parashikojë rritjen e barrës fiskale, dividentit, tatim fitimit, etj.

4-     Ekzekutivi duhet të marrë masa të jashtëzakonshme për mbajtjen e valutës brenda vendit. Për sa më sipër duhet të ndalohet shpërndarja e dividentit dhe investimet jashtë vendit. Gjithashtu, blerjet nga buxheti i shtetit, agjencitë dhe kompanitë publike duhen të drejtohen drejt industrive dhe prodhuesve të Shqipërisë dhe Kosovës.  


 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara