English   |   Kontakt
 
 
 
Kerkesa e Konfindustrise per kalimin e shpejte ne normalitet

Konfindustria i kërkon ekzekutivit marrjen sa më të shpejtë të masave të thella lehtësuese të gjendjes së jashtëzakonshme anti-Covid 19 për kalimin e vendit drejt normalitetit të plotë. Në këtë kuptim Konfindustria mbështet në parim vendimet e fundit të ekzekutivit për lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe fillimin e aktivitetit të disa kategori biznesesh në vend, ndonëse i quan të pamjaftueshme dhe të vonuara. 

Konfindustria vlerëson, se masat anti Covid 19 të ndërmarra në Shqipëri kanë qenë larg të qenit përpjestimore me rrezikun real shëndetësor dhe mjaft më të ashpra sesa praktikat e vendeve të tjera të Rajonit, përfshi edhe gjithë vendet e zhvilluara si Austria, Hungaria, Zvicra, Gjermania, etj. Cdo vonesë drejt lehtësimit të masave shtrënguese është duke prodhuar në vazhdimësi një faturë financiare të lartë shtesë të panevojshme me pasoja të rënda në afatgjatë për ekonominë, biznesin, shtimin e dhjetra mijëra të papunëve dhe buxhetin e shtetit.

Konfindustria mbështetur në të dhënat e ardhura nga kategori të shumta biznesesh shpreh shqetësmin për rritjen e ndjeshme të faturës financiare, rritjen e rrezikut të falimentimit, papunësisë, që vjen nga zgjatja e gjëndjes së jashtëzakonshme. Në mënyrë të drejtëpërdrejtë është e goditur sidomos industria e shërbimeve, transportit, qëndrat tregtare, hoteliere, peshkimit, etj, që përbëjnë 35-40% të PPB. Vetëm nga Qëndrat Tregtare nëse mbyllja vazhdon në periudhë 2 mujore 30% e bizneseve me 6000 punonjës rrezikojnë falimentimin.  


 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara