English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per demet e paarsyeshme ne ekonomi gjate COVID19

Konfindustria vlerëson, se fatura financiare e dëmeve ndaj ekonomisë kombëtare të shkaktuara drejtpërdrejtë nga menaxhimi joprofesional i krizës së Covid 19 nga ekzekutivi, llogaritet të jetë e rendit të 350-400 milion $ vetëm për muajt mars dhe prill 2020.

Konfindustria në analizën e mësipërme ekonometrike ka vlerësuar në mënyrë krahësimore menaxhimin e krizës nga vende të Rajonit si Bullgaria, Kroacia dhe Greqia, që kanë patur rezultate shëndetësore më të mira dhe/ose të ngjashme me Shqipërinë. Analiza tregon, se masat shtrënguese kundër Covid 19 në Shqipëri kanë qene mjaft të ashpra dhe tërësisht jopërpjestimore me rrezikun shëndetësor, duke sjellë në mënyrë të paarsyeshme rëndëimin e faturës financiare me afër 400 milion $ humbje të biznesit, qytetarëve dhe buxhetit të shtetit. Me një menaxhim më të përgjegjshëm dhe profesional fatura në fjalë ishte lehtësisht e shmangshme.

Konfindustria ka bërë të ditur publikisht me kohë, që humbjet e përllogaritura të ekonomisë formale për muajit mars, prill 2020 llogariten në 1,2 miliard $. Përfaqësues të ekzekutivit pranuan se fundmi plotësisht vërtetësinë e përfundimeve të mësipërme. Ndërkohë, duke patur patur parasysh edhe pjesën joformale humbjet tërësore e tejkalojnë shumën e 2 miliard $.

Konfindustria kërkon nga ekzekutivi, që të kalohet me shpejtësi drejt normalitetit të plotë për të gjithë kategoritë e biznesit dhe lëvizjes qytetarëve. Fatura financiare e dëmeve të ekonomisë kombëtare rritet me shpejtësi në cdo orë të ndalimit të paarsyeshëm të kategorive të biznesit dhe qarkullimit të qytetarëve në gjithë hapsirën e vendit, përfshi edhe Kosovën. Rreziku shëndetësor nga Covid 19 në Shqipëri dhe Rajon është provuar, se ka qenë i papërfillshëm krahësimisht shteteve historike të BE.    


 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara