English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per ndertimin e HEC-it te Skavices

Konfindustria mbështet nismën e shpallur së fundmi nga ekzekutivi për ndërtimin e HEC-it të Skavicës nëpërmjet mënyrës së financimit publik të drejtëpërdrejtë.

Projekti i Hec-it të Skavicës është me përfitim ekonomik të qartë, rikthim të sigurtë të financimit dhe me ndikim pozitiv në gjithë prodhimin e energjisë të kaskadës së lumit Drin.

Financimi i projektit i përllogaritur të HEc-it të Skavicës në afër 600 milion $ është i mundshëm të garantohet nga buxheti i shtetit edhe në kushtet e vështira të sotme pas pasojave të rënda ekonomike të epidemisë Corona 19 dhe tërmetit të 26 nëntorit 2019 për arsye të shtrirjes në disa vite të ndërtimit të veprës dhe shkallës së lartë të efektivitetit të investimit.

Konfindustria vlerëson, se vendimi për ndërtimin e me financim nga buxheti i shtetit duhet të zgjerohet edhe në projekte të tjera në sektoret strategjikë. Mënyra e mësipërme e financimit është e mirëpritur si alternativë më efektive në interesin publik krahësimisht mjaft projekteve problematike, të papërligjura ekonomikisht dhe mundësi të larta korrupsioni dhe subjektivizmi si PPP/partneritetit publik-privat, koncesioneve, etj. të përdorura në shumicë deri tani.

Konfindustria vlerëson, se financimi publik i veprave të mëdha në sektorët strategjikë duhet të zgjerohet edhe si bashkpunim ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës si nxitës i krijimit të Tregut Kombëtar. Gjithashtu, financimi në infrastrukturë dhe sektorë strategjikë është mjet i rëndësishem i praktikuar në shtetet e zhvilluara për zbutjen e pasojave të krizave ekonomike, sikurse po përballet ashpër Shqipëria dhe Kosova.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara