English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per penalizimin e HEC-ve te vegjel dhe te mesem nga qeveria


Konfindustria shpreh shqetësimin e thellë për pasojat e rënda të pritshme prej qindra milionë euro ndaj ekonomisë kombëtare të ardhura nga vendimi i fundit i njëanshëm, i fshehtë i qeverisë datë 13/5/2020, kundër prodhimit vendor të energjisë elektrike nga HEC-et e vegjël dhe të mesëm. Konfindustria kërkon nga ekzekutivi shfuqizimin sa më të shpejtë të vendimit në fjalë, me qëllim shmangien nga pasojat e rënda, që do të përballet ekonomia kombëtare, biznesi, buxheti dhe vetë serioziteti i shtetit shqiptar.

Konfindustria vlerëson, se pasojat e pritshme negative ndaj ekonomisë kombëtare nga vendimi i ekzekutivit pritet të jenë shumëpërmasore, përfshi edhe rrezikun e qartë nga përsëritja e penalizimeve të rënda të Gjykatave Ndërkombëtare ndaj shtetit shqiptar. Përballja me Gjykatën Ndërkombëtare është paralajmëruar nga investitorë vendas dhe të huaj si dhe disa shoqata përfaqësuese të prodhuesve të energjisë si Area, etj.

Së pari, rrezikohen drejtpërdrejt më shumë se 600 milion euro investime të kryera deri më tash nga 131 kompani, që rrezikojnë falimentin. Ndërkohë në asnjë rast ulja e cmimit të blerjes së energjisë nga prodhuesit vendorë nuk shoqërohet me ulje të cmimeve për konsumatorët biznes dhe familje.

Së dyti, rrezikohet seriozisht qëndrueshëmria e sistemit bankar, që ka kredituar me mbi 400 milion euro investimet e deritashme të HEC-eve të mesëm dhe të vegjël.

Së treti, kemi goditje të drejtëpërdrejtë duke dëmtuar rëndë besueshmërinë e investitorëve të vendit dhe të huaj ndaj shtetit shqiptar.

Konfindustria vlerëson, se vendimi i ekzekutivit jo vetëm  godet prodhimin vendor të energjisë elektrike, duke rrezikuar qëndrueshmërinë financiare të investimit, por njëkohësisht ndihmon drejtpërdrejt kompanitë importuese të energjisë të shoqëruara nga subjektivizmi dhe korrupsioni potencial.

 
 

Nisma

+ Data 2020-01-07
Illicit&Money Laundering versus Albanian Business. Plani i veprimeve 2020-2022 e Konfindustrise per pranine, ndikimin dhe perballjen me fenomenet e "parave te zeza" dhe "pastrimit te parave" ne ekonomine shqiptare, vleresuar nga kendveshtrimi i biznesit.
[Me shume]
+ Data 2019-05-17
Krijimi i komisionit hetimor ne Kuvendin e Shqiperise per humbjet ne gjykatat nderkombetare
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
+ Data 2020-05-02
Qeveria miraton kerkesen e Konfindustria per rihapjen e aktivitetit te industrive te sherbimeve,Qendrave Tregtare. Kerkesa zyrtare iu drejtua Kryeministrit Z.Edi Rama. Sipas njoftimit zyrtar Qendrat Tregtare do te hapen ne date 11 Maj 2020. Qendrat Tregta
+ Data 2019-11-16
Në 15/11/2019, në Divjaka Resort, Divjakë u zhvillua edicioni 1 i Expo Forumit “Albania Agri Financing and Food Safety 2019” organizuar nga Konfindustria në bashkpunim dhe me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural/MBZHR, B
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login








© 2007 - 2020 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara