English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kunder rikthimit te masave te izolimit anti COVID

Konfindustria vlerëson, se pasojat e një rikthimi të mundshëm, qoftë edhe pjesor, të kufizimeve në kuadër të masave kundër Covid 19 do të ishin shkatërrimtare për ekonominë kombëtare. Konfindustria kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë, dhënien fund të gjëndjes së jashtëzakonshme  në fuqi deri në 23 qershor 2020, pothuaj 4 muaj nga fillimi i krizës së pandemisë. Shqipëria duhet të ndjeki pa kthim pas modelet e hapjes së ekonomisë dhe lëvizjes së qytetarëve të zbatuara nga gjithë vendet e Rajonit dhe BE.

Konfindustria vëren me shqetësim, se pikërisht përafrimi i përfundimit në 23 qershor 2020 të afatit të dytë kohor të gjëndjes së jashtëzakonshme për shkak të Covid 19, po përkon me shtim të raportimit të prekurve nga institucionet shëndetësore. Njëkohësisht, nuk kanë munguar në vazhdimësi zëra të rëndësishëm nga vendimarrja politike që dëshirojnë për rikthim të masave kufizuese të biznesit dhe lëvizjes qytetarëve.

Fatura financiare e deritashme, që ekonomia shqiptare është e detyruar të paguajë si pasojë e masave kundër Covid 19, është tepër e rëndë. Sipas analizave të Konfindustrisë, vetëm në muajt mars dhe prill të vitit në vazhdim, dëmet ekonomisë reale përllogariten në mbi 2 miliard $. Fatura financiare e dëmeve është shtuar ndjeshëm me disa qindra milionë $ edhe në muajin maj 2020.

Konfindustria vlerëson, se menaxhimi i krizës shëndetësore nga Shqipëria kundër Covid 19 në tërësi ka qene jo profesional, me masa dukshëm jopërpjestimore kundrejt rrezikut të ulët shëndetësor, me pasojë prodhimin e faturës së rëndë financiare. Një përsëritje e mënyrës së mësipërme të menaxhimit të krizës kundër Covid 19 do të kishte pasoja të pallogaritshme të rënda për ekonominë, biznesin, qytetarët, duke rrezikuar deri në qëndrueshmërinë sociale në vend.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara