English   |   Kontakt
 
 
 
Takimi PD- Konfindustria

Z. Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë zhvilloi një takim të rëndësishëm institucional me z. Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike.  Në takim merrnin pjesë gjithshtu përfaqësues të nivelit të lartë të palëve.

Takimi u përqëndrua në shkëmbimin e pikpamjeve lidhur me gjëndjen ekonomike, të klimës së biznesit, të industrive, prodhimit vendor, etj. si edhe problematikave të menaxhimit të krizës kundër pandemisë së Covid 19 dhe pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019.  Vend i rëndësishëm u kushtua edhe zhvillimeve të fundit politike dhe zgjedhore në vend.

Z. Buxhuku bëri një paraqitje të plotë të problematikave shqetësuese me të cilat përballen kategoritë e industrive në vend si edhe shkaqet kryesore të prodhimit të tyre. Ekonomia shqiptare kishte treguar shenja të qarta të dobësisë së theksuar edhe përpara pasojave të fatkeqësive natyrore të fundit. Shqetësuese janë mungesa e politikave ekonomike efektive, prania e tregjeve të mbyllura, sidomos në sektorët strategjikë, shprehur në cmimet e larta të karburanteve, energjisë elektrike, telekomunikacionit, aeroportuale, ushqimeve, etj., rritja e pakontrolluar e borxhit publik, shpenzime buxhetore pa studime shoqëruese, prokurime fiktive, me shenja të qarta të mungesës së garës dhe subjektive, politika fiskale populiste, prania në shtim e flukseve të parave me burim të panjohur, pastrimi i parave, që nxisin informalitetin dhe godasin konkurencën e ndershme sidomos në industritë, politika tregtare kundër prodhimit vendor, etj. Si shqetësime të prekshme të industrive u paraqitën edhe ndryshimet e shpeshta të legjislacionit ekonomik, fiskal dhe deri në prekje nga pala shtetërore të sigurisë ligjore të marrëveshjeve të lidhura me biznesin.

Gjithashtu, nga Z. Buxhuku në takim u theksua, se dy nismat e fundit të ekzekutivit respektivisht për faljen fiskale dhe ligjërimin e prodhimit të kanabisit farmaceutik nuk mund të vazhdojnë pa marrë domosdoshmërisht miratimin paraprak të BE dhe partnerëve strategjikë. Në të kundërt jo vetëm rrezikohen qëllimet e shpallura ekonomike dhe financiare të ndërmarrjes së nismave në fjalë, por mund të preken drejtpërdrejt edhe proceset e integrimit të vendit në BE, detyrimet e Shqipërisë në aleancat euro-atlantike, deri edhe te prekja e interesave kombëtare parë zhvillimet e fundit në Kosovë.

Pjesëmarrës të industrisë energjitike të shoqatës AREA si pjesë e associjuar e Konfindustrisë, ngritën shqetësimin e prekjes së thellë të sigurisë ligjore nga vendimet e fundit të entit rregullator përgjegjës dhe Këshillit të Ministrave. Vendimet në fjalë jo vetëm prekin seriozisht projektet e investimeve të parashikuara, dëmtojnë klimën e biznesit dhe imazhin para investitorëve të huaj, por rrezikojnë përballjen e vendit me penalizime mjaft të rënda nga Gjykatat Ndërkombëtare.

Z. Basha në emër të forcës politike, që përfaqëson, paraqiti shtyllat kryesore të platformës ekonomike të Partisë Demokratike, që është duke u përgatitur për zgjdhjet e afërme të përgjithshme të vitit 2021.  Z. Basha u zotua, që në platformën ekonomike të Partisë Demokratike do të merrte parasysh të gjitha këshillat dhe kërkesat e Konfindustrisë të shprehuara edhe në takim si dhe biznesit në përgjithësi, që shkojnë në interes publik. Siguria ligjore e marrëveshjeve, politika të reja ekonomike antimonopol, antidumping në mbrojtje të industrive dhe prodhimit shqiptar, politika fiskale të qëndrueshme të bazuara në taksën e sheshtë 9%, etj. ishin shtyllat kryesore të strategjisë ekonomike të PD për zgjedhjet e vitit 2021. Z. Basha kërkoi zyrtarisht pjesëmarrjen e Konfindustrisë në mbështetje të grupeve të punës në pëgatitjen e platformës ekonomike të PD dhe u zotua për bashkpunim afatgjatë të dyanshëm edhe në procesin e zbatimit në rast të ardhjes në pushtet.

Z. Buxhuku u shpreh, se Konfindustria është e gatshme të bashkpunojë me të gjitha forcat politike në vend si dhe të japi të gjitha ndihmesën profesionale të duhur për të përgatitur programe ekonomike, financiare, fiskale, tregtare, institucionale, që ndihmojnë zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, industritë dhe mirëqënien e qytetarëve shqiptarë.

Në këtë kuadër Z. Buxhuku paraqiti për herë të parë nismën e Konfindustrisë për ndërtimin e Strategjisë Kombëtare për Ri-Industrializimin e Qëndrueshëm të Ekonomive të Shqipërisë dhe Kosovës në kushtet integrimeve në BE dhe zhvillimeve globale, duke kërkuar njëkohësisht mbështetjen e Partisë Demokratike, sikurse do tu kërkohet gjithë forcave politike në vend, në përgatitjen dhe zbatimin në praktikë të saj.


 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara