English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per amnistine fiskale dhe prodhimin e kanabisit

Konfindustria i kërkon vendimarjes politike, që të sigurojë domosdoshmërisht miratimin paraprak të partnerëve strategjikë ndërkombëtarë për nismat ligjore të debatuara së fundmi për “faljen fiskale” dhe prodhimit të “kanabisit mjekësor”. Në rast të kundërt jo vetëm, që nismat në fjalë rrezikojnë të dështojnë, por edhe të prodhojnë pasoja të rënda për ekonominë, biznesin, integrimin dhe detyrimet e Shqipërisë në BE dhe strukturat euroatlantike. Gjithashtu, nismat e njëanshme prekin edhe interesat kombëtare, në kushtet e debateve të tashme për zgjidhjen përfundimtare të cështjes së Kosovës. 

Konfindustria vlerëson, se nismat ligjore të mësipërme të ndërmarra nga ekzekutivi shqiptar, tejkalojnë ndjeshëm interesat vendore. Shqipëria është vendosur prej kohësh në vëzhgimin e rreptë të agencive ndërkombëtare partnere për problematikat e “parave të zeza” dhe “pastrimt të parave”. Në fillim të vitit 2020 Shqipëria u rivendos në listën gri të MoneyVal të BE-së për rrezikun në shtim të pranisë së parave të zeza, pastrimit të parave me burim nga korrupsioni, trafiqet, etj. Gjithashtu, Shqipëria është vendosur prej kohësh nga BE në listat e vendeve kryesore prodhuese dhe eksportuese të kanabisit. 

Konfindustria vlereson, se nismat e mësipërme janë mjaft të ndërlikuara në shtete me institucione të dobëta si rasti i Shqipërisë. Pëgatitjet dhe zbatimi në praktikë i nismave ligjore edhe në kushtet e miratimit nga partnerët euroatlantikë, duhet të jenë mirë të menduara, sepse ndryshe rrezikohet goditje e konkurencës së ndershme të bizneseve, ligjërim i shtimit të mëtejshëm të informalitetit masiv prej pothuaj 40% të PPB të tashëm në ekonomi, fuqizim i grupeve kriminale, korrupsionit shtetëror, etj.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara