English   |   Kontakt
 
 
 
Parashikimet per borxhin publik zyrtar dhe real per vitin 2020

Konfindustria vlerëson, se borxhi publik zyrtar i Shqipërisë në vitin 2020 do të tejkalojë nivelin e 86% të PPB, duke përbërë një rrezik serioz për qëndrueshmërinë financare dhe zhviilimin ekonomik të vendit në afatgjatë. Vlerësimi i mësipërm është mbështetur në përfundimet e analizës të qëndrueshmërisë makroekonomike të vendit për 6 mujorin e parë të vitit 2020 të kryer nga Qëndra e Studimeve të Konfindustrisë.

Shkaqet kryesore të rritjes së fortë të peshës së borxhit publik në vitin 2020 janë përkatësisht: - rënia e pritshme prej të paktën 9% e PPB krahësimisht vitit 2019 si pasojë e masave shtrënguese kundër Covid 19, - emetimi i eurobondit 650 milion euro, - detyrimet e papaguara ndaj të tretëve në shumën e të paktën 600 milion euro të raportuara zyrtarisht. Borxhi publik i raportuar në vitin 2019 është afër 9 miliardë euro me vlerë të pranuar 67% të PPB.

Qëndra e Studimeve të Konfindustrisë vlerëson, se në përfundimin e mësipërm nuk janë përfshirë shumat prej - 2.2 miliard $ të kontratave PPP të nënshkruara deri tani, - kreditë e parashikuara për përballimin e pasojave të tërmetit të vitit 2019, - detyrimet e shtetit ndaj penalizimit në gjykatat ndërkombëtare si në rastin Becchetti në vlerën e mbi 140 milion euro, etj.

Në rast të përfshirjes së zërave të mësipërm borxhi publik real i Shqipërisë rrezikon të tejkalojë nivelin 100% të PPB në fund të vitit 2020.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara