English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per mosndertimin e HEC-eve ne Vjose

Konfindustria, mbështetur në  studimet e institucioneve më  të  specializuara ndërkombëtare vlerëson, se humbjet ekonomike të  vendit në rast të ndërtimit të  digave të  HEC-eve në  Lumin Vjosa janë jo më pak se 550 milion euro. Mbrojtja e Lumit Vjosa nga ndërtimet e digave të  HEC-eve, është kthyer praktikisht në një nga kushtet e rëndësishme të pashkruajtura të vazhdimit të  procesit politik të integrimit të  Shqipërisë  në BE.

Vlerësimi i mësipërm është  paraqitur në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm të  Basenit të Lumit Vjosa të organizuar nga Konfindustria. Lobime të fuqishme politike të BE, akademikë, shkencëtarë të universiteteve të njohura ndërkombëtare dhe të vendit, trupit diplomatik, etj., kanë k ërkuar nga qeveritë shqiptare në vazhdimësi mbrojtjen e Lumit Vjosa nga ndërtimet e HEC-eve. Vjosa  është konsideruar si një  pasuri jo vetëm e Shqipërisë, por e gjithë Europës për shkak të pasurive të  jashtëzakonshme natyrore.

Konfindustria vlerëson, se  është e domosdoshme, që  ekzekutivi shqiptar të  fillojë punën për shpalljen zyrtare të gjithë basenit të lumit të Vjoses si “Park Kombëtar”, sipas standarteve ndërkombëtare. Premtimi për sa më  sipër  është bërë publik nga Kryeministri Z. Edi Rama, shoqëruar me vendimin e mirëpritur për mosdhënien e lejes mjedisore për HEC-in e Kalivacit. Shpallja e basenit të Lumit Vjosa në gjithë  gjatësinë e tij nga kufiri me Greqinë deri në Detin Adriatik, si zonë e mbrojtur me statusin e “Parkut Kombëtar” do të rrëzonte dyshimet e shprehuara publikisht nga institucionet ndërkombëtare, se kemi të bëjmë vetëm me tërheqje taktike të qeverisë  para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 për mosndërtimin e digave të HEC-eve në Lumin Vjosa dhe jo vendim përfundimtar.

Veprimi i mësipërm do t ë krijojë kushtet për tërheqjen e sigurt të qindra milionë euro financime ndërkombëtare. Financimet do të shkojnë në zhvillimin e industrisë  turistike, infrastrukturës, prodhimit të energjisë nga dielli dhe era, bujqësisë, agroindustrisë, trajtimit të ujerave te zeza, mbetjeve të ngurta, etj, me përfitim të të gjithë  banorëve të Rajonit dhe ekonomisë kombëtare.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara