English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per mbarimin e investimit te TAP

Konfindustria vlerëson si një cast historik të shumë pritur për sigurinë  energjitike, ekonominë  kombëtare dhe rritjen e rëndësisë strategjike të  Shqipërisë, mbarimin e investimit prej mbi 40 miliard $ dhe fillimin e punës së gazsjellësit TAP/Trans Adriatic Pipeline. Investimet e TAP prej disa vitesh rresht kanë zënë  peshën kryesore të  investimeve të huaja në  Shqipëri.

Gazsjellësi TAP do të jetë  nga rrjetet më të rëndësishme të furnizimit energjitik të shteteve të BE për disa dhjetëvjecarë dhe Shqipëria bëhet për herë të  parë pjesë e rëndësishme e korridoreve dhe rrjeteve strategjike ndërkombëtare. Shqipëria ka të gjitha mundësitë të shërbejë si pikë qëndrore edhe në  projekte të rëndësishme për furnizimin me gaz të  Kosovës, Kroacisë, etj.   

Konfindustria vlerëson, se përfitimet ekonomike të  vendit nga prania e gazit natyror nuk duhet të  kufizohen vetëm në të  ardhurat nga tranziti, por para së gjithash nga përdorimi i tij si lëndë e parë energjitike me cmim të ulët për industrinë, bizneset dhe qytetarët. Sigurimi i gazit natyror në  sasi dhe me cmim të ulët bën të mundur lindjen e një  numri të madh biznesesh të  reja, rritjen e konkurueshmërisë së  prodhimeve dhe shërbimeve vendore, përmirësimin e mjedisit dhe tërheqjen e investimeve të  huaja, krijimin e vendeve të  punës, etj.. Shqipëria ka ndër kostot më të larta të  karburantit dhe energjisë  elektrike në Europë dhe Rajon.

Konfindustria vlerëson, se fatkeqësisht Shqipëria është e papërgatitur për të  përfituar shpejt nga prania e gazit natyror me cmim të  ulët dhe sasi të siguruar nga TAP. Sot mungon krejtësisht infrastruktura e domosdoshme për përdorimin dhe shfrytëzimin e gazit natyror në ekonominë kombëtare.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara